Ekstradohet nga Milano Nard Kodraj

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22.00, nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Milano, Itali, i shtetasit shqiptar, Nard (Mario) Lulash KODRAJ, 31 vjeç, lindur në Shkodër.
Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin 142, datë 08.04.2010, ka vendosur ndaj shtetasit Nard Kodraj masën e dënimit 14 vjet burg për veprën penale të “Vrasjes me dashje“, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.
Shtetasi Nard Kodraj, më datë 12.10.1996, rreth orës 11:30, në qytetin e Shkodrës, ka qëlluar me thikë shtetasin shqiptar Jeton Halilaj, i cili, për shkak të plagosjes së rëndë, ka humbur jetën në spital.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi e këtij shtetasi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, më datë 06.07.2010, në Itali.
Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.