France-Shqiperi marreveshje per ndertimin e ambienteve per te mitur
Ministri i Brendshëm Flamur Noka dhe Ambasadorja Franceze në Tiranë Kristinë Moro, kanë nënshkruar një marrëveshje të përbashkët për krijimin e kushteve sa më të mira për intervistimin e të miturve, të cilët janë dëshmitarë në krime, viktima të keqtrajtimit, shfrytëzimit për prostitucion apo trafikimit.
Marrëveshja parashikon ndërtimin e ambjenteve të posaçme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë.
“Jemi këtu sot me Shkëlqesinë e Saj, Ambasadoren e Republikës së Francës në Tiranë zonjën Kristinë Moro, për të konfirmuar vullnetin e plotë, në kuadër të politikës së bashkëpunimit ndërajonal, në luftën kundër shfrytëzimit të qenieve njerëzore. Me nënshkrimin e marrëveshjes së sotme hedhim hapin drejt fazës së dytë të nismës së përbashkët, për ndërtimin e ambienteve të posaçme për intervistimin e të miturve në përgjithësi, por edhe të miturve që janë dëshmitarë në krime, viktima të keqtrajtimit, shfrytëzimit për prostitucion apo trafikimit në veçanti. Krijimi i këtij ambienti të posaçëm për intervistim e të mitureve siguron ndjenjën e privatësisë, i bën ata të ndjehen të sigurtë fizikisht dhe psikologjikisht gjatë intervistës.
Ambasadorja e Republikës së Francës, në Shqipëri, znj. Kristinë Moro, pasi falënderoi Ministrin Noka për bashkëpunimin e shkëlqyer bilateral, nënvizoi se ky bashkëpunim do të vijojë edhe në të ardhmen, pasi çështja e trafikimit apo shfrytëzimit të fëmijëve është një fenomen ndërkombëtar, ku shkëmbimi i eksperiencave më të mira në këtë fushë, do të ndikonte ndjeshëm në luftën ndaj çdo lloj shfytëzimi ndaj të miturve.
Bashkëpunimi mes Ministrisë së Brendshme dhe Ambasadës franceze për trajtimin dhe intervistimin e të miturve në polici ka një përvojë të mirë, me ndërtimin e ambjenteve optimale në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ndërtimi dhe vënia në funksion e ambienteve të tilla është një prioritet dhe objektiv, i parashikuar në ‘Planin e Veprimit për Fëmijët 2012-2015’, plan që u miratua me Vendim të Këshillit të Ministrave, në mars të këtij viti.