Shtyhet seanca për Bandën e Lushnjes
Tiranë- Shtyhet seanca gjyqësore për “Bandën e Lushnjes”. Shkak për shtyrjen e seancës së radhës në Gjykatën e Krimeve të Rënda është bërë mungesa e mbrojtjes së të pandehurve.
Në këtë senacë ishte parashikuar që të dëshmonin dëshmitarët e akuzës por, mungesa e disa prej përfaqësuesve ligjorë të të pandehurve të "Bandës së Lushnjes", detyroi Gjykatën të shtyjë seancën për javën e ardhshme.
Të pandehur në këtë proçes, janë Arben Boriçi, Rexhep Gina, Afrim Hoxha, Ilir Stergu, Agur Musaku, Erion Cici, të cilët akuzohen për një sërë veprash penale të kryer vite më parë në Lushnje, mes tyre edhe vrasje, në kuadër të organizatës kriminale.
Ky është grupi i dytë i të pandehurve të ish-bandës së drejtuar nga Alfred Shkurti, i njohur si Aldo Bare, i cili është në proçes gjykimi në mungesë, pasi ndodhet i arrestuar në Turqi.