Tiranë, shkollat, më mirë se një vit më parë
Situata higjieniko-sanitare e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të Tiranës rezulton që të jetë më e mirë se vitin e kaluar. Ky fakt u bë i ditur pas një monitorimi që u krye nga specialistët e Drejtorisë së Shëndetit Publik të kryeqytetit.
Monitorimi u krye pasi vitin e kaluar u evidentuan jo pak probleme në kushtet hidro-sanitare, duke përmendur këtu lagështirën në ambientet shkollore, sidomos në shkollat, rikonstruktimi i të cilave ishte bërë së fundmi.
Këtë vit shkollor duket se situata është krejt e ndryshme, pasi, sipas monitorimit, rezulton që ‘problemet të jenë eliminuar nga të gjitha shkollat”. Një përmirësim i dukshëm vërehet edhe në problemet e mëparshme të ambienteve mësimore për shkak të mungesës së bankave, karrigeve etj.
Monitorimi i mëtejshëm i shkollave në kryeqytet pritet të vazhdojë.