E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia njeh pasaportat e Kosovës

 Kryeministri kosovar përshëndeti vendimin e qeverisë greke, ndërsa shfaqi shpresën se Greqia në një afat të shpejtë do ta njohë edhe pavarësinë e Kosovës. 

Moskopulo tha se Greqia është e gatshme të thellojë marrëdhëniet dypalëshe në shumë aspekte, si ato politike, ekonomike e kulturore. Ambasadori Moskopulo vlerësoi bashkëpunimin si një hap të rëndësishëm të ndërtimit të raporteve ndërmjet të dy vendeve, mirëpo nuk bëri të ditur se kur do ta njohë Greqia  shtetin e Kosovës.

Kryeministri Thaçi gjithashtu ka falenderuar Qeverinë greke për rolin në ruajtjen e stabilitetit në rajon.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›