Paris, takim Milloshoski - Bakojani
Ky takim, pas takimit të djeshëm të shkurtër, duhet të jetë i dyti brenda dy ditëve i kryediplomatëve Antonio Milloshoski dhe Dora Bakojani.
Takimi i paralajmëruar në Paris, sipas gazetës “Elefteros tipos”, zhvillohet me këmbënguljen e Departamentit Amerikan të Shtetit, ndonëse diplomacia greke tenton ta prezantojë si takim rutinor.
Gazeta “Kathimerini”, po ashtu, shkruan se niveli më i lartë i bisedimeve ka të bëjë me SHBA-në, e cila nuk fshehin qëllimin që ta mbyllë çështjen e emrit të Maqedonisë me qëllim që vendi të integrohet në NATO, para skadimit të mandatit të kryetarit Xhorxh Bush.