E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet seanca për ish-sekretarin e Metës

Kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë është bërë nga avokati mbrojtës i të pandehurit. Avokati ka theksuar në seancë se ka përfunduar afati i paraburgimit për klientin e tij. Por, anëtarët e trupit gjykues kanë dhënë një përgjigje, që në dukje duket banale.

Togat e zeza kanë deklaruar se nuk e dinin se ku ndodhej Rrapo dhe në cilin burg ishte ai. Ish-sekretari i Ministrit të Jashtëm Ilir Meta, është arrestuar më 2 korrik të këtij viti brenda ambienteve të ambasadës amerikane në Tiranë, teksa tentonte të merrte një vizë për të udhëtuar në drejtim të Shteteve të Bashkuara.

Sipas aktpadisë prej 37 faqesh dorëzuar në gjykatën Federale të Manhatanit nga prokurorët dhe oficerët e FBI-së, 27-vjeçari akuzohet se është anëtar i bandës së Krasniqit, një organizatë ndërkombëtare e krimit e akuzuar për vrasje, rrëmbim, trafik të lëndës narkotike dhe veprimtari të tjera të paligjshme në Shqipëri e SHBA.

Rrapo, i njohur me nofkën "Miri", akuzohet dhe për rrëmbimin e një tjetër rivali në trafikun e drogës, ngjarje e ndodhur në vitin 2005.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›