E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajerni si Interi, asnjë qindarkë në merkato

Bajerni i Mynihut, kampion i Bundesligës dhe fitues i Kupës së Gjermanisë, preferoi të mos blejë. Van Galit iu afruan vetëm Otl, Breno dhe Toni Kros të cilët ishin dhënë në formë huazimi tek ekipet e tjera. Kundërshtarët kanë mbetur të kënaqur pasi falë merkatos aktive me lojtarë cilësorë, duket se kanë mbushur boshllëkun me finalistët e fundit të Ligës së Kampionëve. Volfsburgu dhe Shalke 04 kanë investuar në merkaton e kësaj vere. “Ujqërit” afruan Diegon dhe Simon Kjaer, kurse skuadra e Magatit siguroi shërbimet e Raulit dhe Huntelarit.

Në Itali, skuadra që i është afruar më tepër nivelit të Interit, është Milani. Ibra dhe Robinjo, përveç Patos dhe Ronaldinjos, potencialisht mjaftojnë për t’ia dalë mbanë në çdo objektiv. Roma, e cila ruajti strukturën bazë të sezonit të kaluar, shtoi Adrianon, Borrielon, Simplision dhe Kastelinin (u ble përfundimisht edhe Burdizo, i cili ishte pjesë e skuadrës vitin që shkoi). Në fund është Juventusi, që ka revolucionarizuar skuadrën.

Nën dritën e këtyre ndryshimeve, Interi (për të parën herë në epokën Morati), preferoi të rrijë e të shohë. Të vetmet afrime janë blerjet përfundimtare të Biabianisë dhe Marigas nga Parma, si dhe portieri Kastelaci. Koutinjo ishte blerë qysh para dy vjetësh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›