E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama inspekton punimet për zgjerimin e urës së Lanës

Në këtë zonë pritet zgjerimi i urës së Lanës, ky synohet që të lehtësohet qarkullimi i automjeteve.

"Kjo është një pikë strategjike e zhvillimit të mëtejshëm të qytetit, që ka të bëjë nga një anë me një lehtësim të konsiderueshëm të lëvizshmërisë së makinave dhe nga ana tjetër me cuarjen përpara të procesit transformues të gjithë vijës së lumit të Lanës, ku me ndërhyrjen që po bëhet do të kemi jo vetëm një tjetër segment që do ti kthehet qytetit si një përmasë e re e gjelbër, por dhe zgjidhjen përfundimtare të problemit të shkarkimit të ujërave", tha Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›