E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet sërish gjyqi i votimeve në Ruzhdie

Fier, 26 prill, NOA Eshtë shtyrë sërish seanca gjyqësore për shkeljet e përfolura si të kryera gjatë procesit të 28 qershorit në komunën e Ruzhdies në Fier, ku rezultojnë si të akuzuar për shpërdorim detyre, si dhe falsifikim të rezultateve të zgjedhjeve disa komisionerë të komisioneve zgjedhore.

Bëhet me dijeni se seanca gjyqësore e radhës është shtyrë për në datën 5 maj dhe shkak për këtë është bërë mungesa e avokatëve dhe dy të pandehurve të saj.

Nga ana e tij, prokurori i çështjes ka kërkuar që të mos ketë një avokat mbrojtës për disa klientë.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›