E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, një i vdekur

ELBASAN- Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Librazhd. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme ndërsa makina me targa të Elbasanit, El 77 55 B ka humbur kontroolin dhe ka dalë nga rruga.

Mësohet se drejtues i mjetit ishte shtetasi Orjon Myftari. Në makinën që ky i fundit drejtonte udhëtonin edhe tre persona të tjerë, njëri prej të cilëve ka humbur edhe jetën.

Viktima është pasagjeri Ervis Kulla ndërsa dy të tjerët, Erjon Kulla dhe Shpëtim Meta kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital. Ndërsa policia ka mërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›