Banorë të Maliqit në protestë: Nuk kemi ujë për të pirë
KORCE- Banorët e lagjes Qesarakë në Maliq kanë protestuar për mungësën e investimeve për sigurimin e ujit të pijshëm, kanalizimin e ujërave të zeza dhe infrastrukturës. Të mbledhur në qendër të lagjes ku banojnë , ata thonë se po përdorin ujë të ndotur për të pirë. Protestës së këtyre banorëve i është bashkuar dhe vetë kreu i Bashkisë së Maliqit, sipas të cilit projekti për investime ka mbetur i ngrirë për shkak të fondeve.
“Ka disa vite që ne e kemi dorëzuar projektin në Drejtorinë e Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve. është miratuar projekt preventivi dhe kërkohet financimi. Këta njerëz po sensibilizojnë organet qendrore për të bërë një financim sa më të shpejtë pasi gjendja është vërtet alarmante. ” shpjegon kreu i bashkisë Gezim Topciu .
I vetmi burim uji i konsumueshëm është një burim natyror, por për të arritur deri aty banorët duhet të udhëtojnë disa minuta. Përkeqësimi i motit e vështirëson më tepër gjendjen për shkak të rrugës së dëmtuar të cilën këta banorë duhet ta përshkojnë përditë.
(e.n/news24/BalkanWeb)