E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, një 57-vjecar hidhet nga kati i nëntë

TIRANË- Pasditen e sotme rreth orës 16:30, një 57- vjecar nga Tirana i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i nëntë i një pallati. Ngjarja e rëndë që ka tronditur kryeqytetitin ka ndodhur në bllokun e pallateve të “Arabit”.

Policia e Tiranës ka mbërritur menjëherë në vendngjarje duke nisur kështu hetimet për ngjarjen e rëndë. Blutë e Tiranës deklarojnë se viktima është identifikuar si Ilir Gjobrati, ndërsa shkaqet që e shtynë 57-vjecarin të hidhej nga kati i nëntë mbeten ende mister.

Policia e Tiranës po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›