Shtyhet sërish seanca për Bandën e Durrësit
Tiranë- Vazhdon odisea e shtyrjes së seancave gjyqësore në ngarkim të “Bandës së Durrësit”. Shkak, ashtu si edhe herë të tjerë është bërë sërish mungesa e avokatëve mbrojtës në sallën e gjyqit. Sot, në proces kanë munguar dy përfaqësuesit e mbrojtjes ligjore të të akuzuarve ai anëtarë të kësaj bande.
Përballë një situate të tillë, gjykata e Krimeve të Rënda kërkoi pjesëmarrjen e avokatëve të caktuar kryesisht prej saj në procesin gjyqësor në ngarkim të të pandehurve.
Ndërkohë që, përfaqësuesi i Prokurorisë kërkoi zhvillimin çdo ditë të seancës, kërkesë kjo që po shqyrtohet nga Gjykata.
Në këtë proces janë të pandehur 16 persona,të akuzuar për disa ngjarje të rënda kriminale, ndër to, disavrasje të ndodhura vite më parë në Durrës.
Sipas të dhënave të Prokurorisë, në fillimet e saj, në vitin '97, "Banda e Durrësit" drejtohej nga i pandehuri Lulzim Berisha. Më pas, me kalimin e kohës, anëtarët e saj u përfshinë në konflikte me njëri- tjetrin, duke krijuar grupe rivale.