E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtyhet shqyrtimi i dekreteve të gjyqtarëve



Shqyhet shqyrtimi i dekreteve të Presidentit Bamir Topi për emërimin e 3 gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë. Komisioni i Ligjeve kishte programuar nisjen e shqyrtimit të tri kandidaturave ditën e enjte, por kreu i këtij komisioni bëri me dije se mbledhja e radhës do të vijojë ditën e hënë dhe me rend dite projektligjin “për faljen”. Në këtë mënyrë, dekretet do të shqyrtohen në një ditë tjetër. Aktualisht Komisioni i Ligjeve ka 3 javë kohë për shqyrtimin e dekreteve para se të kalojnë në seancë, kur gjysma e kësaj kohe ka kaluar. Por maxhoranca ka kërkuar të ndryshojë Rregulloren e Kuvendit, duke vendosur që shqyrtimi i dekreteve dhe kandidaturave të bëhet në 8 javë. Deputetët e maxhorancës kërkojnë më shumë kohë për njohjen e kandidaturave të reja për në Gjykatën e Lartë si dhe në Gjykatën Kushtetuese. Një tjetër ndryshim që kërkohet t’i bëhet Rregullores është votimi i dekreteve me votim të hapur në Kuvend. Opozita ka kundërshtuar këto ndryshime në Rregullore, pasi sipas saj bëhen me qëllimin e vetëm që maxhorancës të mos i rrjedhin vota nga votimi i mbyllur në Kuvend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›