E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, sot deputetët zgjedhin drejtuesit e tyre në Kuvend



Deputetët socialistë do të zgjedhin sot drejtuesit e komisioneve në parlament, si dhe nënkryetarin e Kuvendit. Mbledhja e grupit parlamentar do të nisë herët sot paradite, për shkak se pritet të ketë diskutime të gjata, ndërsa emrat pritet të votohen në mënyrë të fshehtë. Deputetët socialistë duhet të zgjedhin tre krerët e komisioneve që atyre u takon në Parlament, por dhe nënkryetarin e Kuvendit. PS-së i është lënë drejtimi me kryetar i Komisionit për Integrimin, i Komisionit për Punën, çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, ndërsa posti i nënkryetarit i është lënë deputetit demokrat Tritan Shehu. Gjithashtu, si edhe në legjislaturën e shkuar, socialistët do të kenë të drejtë të kryesojnë edhe Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, i njohur ndryshe si Komisioni i Medias. Gjithashtu, PS duhet të zgjedhë edhe 5 nënkryetarë komisionesh dhe konkretisht atë të Ligjeve, Ekonomisë, Sigurisë, Veprimtarisë Prodhuese dhe Politikës së Jashtme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›