Tetë pista për zhdukjen e Bleona Matës
Aranita Brahaj*
Theksohet se organi procedues, Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, deri tani nuk janë deklaruar për tërësinë e pistave të hetimit të analizuara. Kjo provokon dyshime se ka edhe defekte të profesionalizmit dhe seriozitetit në hetim. Edhe në momentin e shpalljes së vajzës në kërkim ndërkombëtarë nuk është qartësuar nëse ka dyshime të bazuara se jemi përpara një rasti trafikimi apo një mase të zakonshme për rastin e mosgjetjes së një të mituri.
TETë PISTA Të MUNDSHME HETIMI PëR RASTIN E BLEONA MATëS
1. Largim i vajzës nga zona ku banon.
2. Plagosje dhe vdekje e vajzës në rrethana aksidentale për shkak të terrenit.
3. Sulm nga kafshë të egra.
4. Krim në familje
5. Rrëmbim ose eliminim i vajzës për hakmarrje apo gjakmarrje, ku është e përfshirë familja e saj.
6. Rrëmbim personi për qëllime gjobëvënie
7. Rrëmbim personi për qëllime trafikimi ndërkombëtarë
8. Rrëmbim personi nga persona abuzues seksual me të miturit.
Tre pistat e para janë versione ku nuk kemi vepër penale dhe autorë krimi. Ndërsa versionet nga katra deri tek teta, janë versione që përbëjnë Krime të Rënda.
Analizojmë se sa i mundshëm është secili version:
Largimi i vetë vajzës
nga zona ku banon
Njihet fenomeni i largimit të të miturve, për shkak të një konflikti apo një qëndrimi të ashpër nga prindi. Vetëlargimi mund të bëhet edhe për shkak të kuriozitetit për të eksploruar përtej zonës, fshatit ku fëmija banon apo me dëshirën për të shkuar tek një i afërm. Në ditën e 18 të deklarimit e humbur, kjo pistë duket se nuk përbën më një version të mundshëm. Publikimi i fotos në media dhe sensibilizimi i publikut edhe nëpërmjet dhënies së një shpërblimi nga ana e policisë, bën të mendosh se një largim i vetë vajzës do të ishte finalizuar tashmë me gjetjen dhe rikthimin e saj në banesë.
Plagosja apo vdekja e vajzës në rrethana aksidentale
Kjo pistë është shumë e mundshme, duke pasur parasysh terrenin e vështirë ku gjendej kullota, ku është parë për herë të fundit fëmija i humbur. Kontrollet në zonë të kryera nga efektiva policie dhe nga familjarë bëjnë që ky version të konsiderohet me probabilitet shumë të ulët.
Sulmi nga kafshë të egra
Zakonisht sulmet nga kafshët e egra nuk janë karakteristikë e sezonit të pranverës. Nga ana tjetër, një eliminim nga një egërsirë do të shoqërohej me lënie gjurme gjaku ose me gjetje të veshjeve dhe sendeve të vajzës në terrenin përreth.
Krim në familje
Zakonisht krimi në familje denoncohet shumë vonë nga familjarët ose nuk deklarohet fare. Mënyra se si është bërë sensibilizimi dhe struktura e familjes Mata, nuk jep premise për të dyshuar se kemi krim brenda familjes, së paku në rrethin e ngushtë familjarë.
Rrëmbim ose eliminim i
vajzës për hakmarrje apo gjakmarrje, ku është e përfshirë familja e saj
Familja Mata nuk është deklaruar e përfshirë në ndonjë konflikt të hapur të vjetër apo të ri hakmarrjeje apo gjakmarrjeje. Versioni duket se nuk ka premisa të qëndrojë.
Rrëmbim personi për qëllime gjobëvënie.
Zakonisht lakmohen të rrëmbehen fëmijë të familjeve shumë të pasura. Në rastin e rrëmbimit në një familje modeste si familja Mata do të kishim të bënim me rrëmbyes jo shumë profesionist dhe për pasojë në 18 ditë hetim do të ishte rënë në gjurmë të tyre. Gjithashtu, premtimi i shpërblimit nga ana e policisë do të kishte provokuar reagim të menjëhershëm te një rrëmbyes apo grup rrëmbyesish të tillë.
Rrëmbim personi për qëllime trafikimi ndërkombëtarë
Zakonisht rrëmbimi fizik i një të mituri për qëllime trafikimi bëhet duke shënjestruar fëmijë të braktisur ose gjysmë të braktisur. Këta fëmijë nuk kërkohen me insistim nga familjet. Gjithashtu rrëmbime të tilla bëhen kryesisht në zona urbane, jo rurale, pasi në këto zona apatia qytetare dhe mungesa e vëmendjes së opinionit bën që të humbasin më kollaj gjurmët.
Rrëmbim personi nga persona abuzues seksual me të miturit
është një version që nuk duhet neglizhuar në asnjë rast, kur kemi krim të rëndë fizik ndaj një të mituri
Statistikat
Në vendin tonë vetëm në pesë vite janë shpallur fajtorë me vendim gjykate për krime seksuale me të mitur nën moshën katërmbëdhjetë vjeç 222 (dyqind e njëzet e dy) autorë. Në harkun kohor të një viti, kemi disa ngjarje të ngjashme me të mitur shqiptarë, nën moshën 12 vjeç në Shqipëri apo edhe të mitur shqiptarë që banojnë në Greqi apo vende të tjera. Rasti i Bekim Cengës në Dibër, 2009, abuzim seksual dhe vrasje e të miturit nga fqinji, i cili ishte person me shmangie të preferencës seksuale i tipit Pedofil Killer – profil kriminal i pedofilëve të cilët përshkallëzojnë abuzimin seksual duke fituar kënaqësi seksuale nëpërmjet shkaktimit të dhimbjeve fizike deri në eliminim të të miturit.
Mosnjohja e fenomenit
Hetimi i një versioni të tillë bëhet i vështirë pasi vetë shoqëria shqiptare fenomenin e konsideron tabu dhe e ka të vështirë ta dyshojë dhe supozojë.
Autori
Gjithashtu krimet e këtij lloji janë krime individuale me një autor, i cili lë shumë pak gjurmë. Autori zakonisht vepron pas një kohe të gjatë të survejimit dhe duke e njohur shumë mirë ambientin. Kryesisht është edhe vetë banor i të njëjtës zonë.
Profili psikologjik Kriminal
Organi procedurës, policia shqiptare nuk ka kapacitete të duhura për investigimin e krimit seksual edhe për shkak të mungesës së eksperiencës së punës nëpërmjet “profilit psikologjik kriminal”. Departamente të hetimit në vende të ndryshme europiane për hetimin e këtyre lloj krimeve, punojnë me ndihmën e ekspertëve sociolog dhe psikolog.
RASTI KONKRET
Ka premisat e një veprimi (krim) të kryer në mënyrë individuale, pra nga një individ i vetëm, i cili e njeh zonën dhe ambientin ku ka vepruar. Fakti që nuk është spikatur asnjë person i dyshimtë apo mjet për zhvendosje në një zonë shumë të izoluar rurale, të bën të mendosh se vendi ku ndodhet vajza është shumë afër vendit ku ajo është parë për herë të fundit.
Vende të mundshme për kërkim:
Shtëpi afër vendit ku është parë për herë të fundit vajza. Shtëpi të pabanuara të zonës. Endë si shpella, depo, ish tunele të ushtrisë apo objekte të ngjashme ku mund të izolohet me lehtësi një i mitur.
RASTE SHUMë Të BUJSHME Të DEKLARIMIT TE HUMBUR PëR Të MITUR Në ZONA RURALE pas viteve 2000
Gjatë dhjetë viteve të fundit publikisht kemi 4 raste të deklaruar të humbur për fëmijë të moshës nën 10 vjeç në zona rurale (fshatra). Një në Korçë, një në afërsi të Dajtit, një në Dibër dhe një rast i një të mituri shqiptar, familje emigrante në Itali.
Nga të katër rastet, asnjë nga të miturit nuk është gjetur i gjallë. Tre raste kanë qenë vrasje dhe një rast vdekje aksidentale. Në secilën prej ngjarjeve, versioni kryesor i hetimit i ngritur në ditët e para nga organi procedues ka rezultuar version i gabuar. Në tre vrasjet, hetimi deri në gjetje ka zgjatur deri në disa javë, në një rast i mituri i vrarë është gjetur vetëm pas tre viteve. Të tre vrasjet janë kryer nga persona fqinj me familjen e të miturit. Dy raste janë autorë meshkuj në moshë 20-30 vjeç. Rasti i tretë ka autorësinë e një gruaje. Të tre autorët kanë probleme psikologjike, si shmangie e preferencës seksuale te tipit pedofili (dy prej tyre) dhe rasti i tretë është krim po me sfond seksual.
SHPALLJA Në KëRKIMIN NDëRKOMBëTAR
Deklarimi në kërkim ndërkombëtar nga ana e Organit Procedues duhej të shoqërohej me një informacion më të qartë dhe transparent, nëse ekzistojnë indice që e mitura të jetë trafikuar nga një rrjet apo individ kriminal. Ky kërkim nuk duhet të ulë ritmin dhe intensitetin e kërkimit në zonën ku është parë vajza për herë të fundit. Prokuroria duhet të analizojë me kujdes çdo detaj që vjen nga veprime verifikimi, kontrolli, survejimi të zonës dhe individëve që kanë vepruar atje. Gjithashtu duhen analizuar dhe dëshmitë dhe hipotezat e ngritura nga personat që kanë dijeni për ngjarjen. Dhe duhet bërë rimarrja në pyetje, duke konsideruar vjelje të informacionit në respekt të secilit version teorik të ngjarjes.
*Eksperte në Shkencat Juridike Penale (Krimi ndaj të miturve)