E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet vendimi për Gërdecin

Share

Gjykata e Tiranës ka vendosur që të shtyjë me një javë vendimin për dosjen e Gërdecit. Ndërsa pritej që vendimi për të pandehurit e kësaj dosje të jepej sot, gjykatësi Ridvan Hado e ka shtyrë atë për në datën 12 mars, për shkak të kompliksitetit të çështjes, siç u shpreh ai.

Prokurorët Genci Qano, Petrit Bica, Altin Dumani dhe Marjeta Zaimi kanë kërkuar masën e dënimit maksimal për tre të akuzuarit kryesor, Mihal Delijorgji, Ylli Pinari dhe Dritan Minxolli, të cilët akuzohen për veprën penale të vrasjes, ndërkohë që nën akuzën e shpërdorimit të detyrës kanë kërkuar masa të tjera burgimi për ish-funksionarë të lartë shteti.

Organi i akuzës ka kërkuar masën e burgut të përjetshëm për ish-drejtorin e ndërmarrjes MEICO Ylli Pinari si dhe një gjobë prej 2 milion lekësh dhe përjashtim nga e drejta për të ushtruar funksione shtetërore dhe publike.

Masa e burgut përjetë është kërkuar edhe për pronarin e kompanisë “Albademil” Mihal Delijorgji si dhe 10 vite përjashtim nga funksionet publike dhe shtetërore. Ndërkohë është kërkuar një gjobë prej 75 milonë lekësh për kompaninë Albdemil të Mihal Delijorgjit dhe përjashtim për 20 vite nga aktivitetet e biznesit.

Edhe për administratorin e kompanisë së demontimit në Gërdec, Dritan Minxollin është kërkuar masa e dënimit me burg përjetë.

Prokurorët kanë kërkuar masën e dënimit me 8 vite burg për ish-shefin e Shtabit të Ushtrisë Luan Hoxha dhe 23 vite burg për Sokol Ngjeçin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›