E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, protestë për vrasjen e gjyqtarit Konomi

Ata u mblodhën në Sheshin e Flamurit, ku bënë një marshim paqësor në Bulevardin Vlorë-Skelë, duke u ndalur për pak çaste edhe në vendin ku ndodhi vrasja e gjyqtarit Konomi.

Pjesë e kësaj proteste ishin qytetarët e thjeshtë, intelektualë, pjesëtarë të shoqatave të ndryshme, gjyqtarë të Gjykatës së Rrethit, punonjës të sistemit të Drejtësisë, si dhe të afërm dhe familjarë te gjykatësit të vrarë. Protestuesit mbanin në duar parulla të ndryshme ku shkruhej "Bashkë kundër krimit", apo "Përballë drejtësisë kriminelët”.

Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Skerdilajd Konomi, mbeti i vrarë mëngjesin e 8 shtatorit,  pas një shpërthimi të autoveturës së tij, Benz. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-16 15:31
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›