E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha kërkon mbështetje nga BE për projektet e Tiranës

Basha kërkoi mbështetjen e BE-së për projektet e bashkisë që kanë të bëjnë me arritjen e standardeve europiane, për cilësinë e jetës në qytet.

Gjithashtu, z.Basha kërkoi mbështetje edhe për  projektet strategjike, si ndërtimi i Bulevardit të Ri, rehabilitimi i Lumit të Tiranës, ndërtimi i Parkut të Ri të Tiranës, përmirësimi i transportit publik, linja e tramvajit, apo edhe ndërhyrja në lagjet apo komunitetet e Tiranës me synim përmirësimin e cilësisë së jetës.

“Në fokusin tonë, do të jetë një nga objektiva kryesore të unionit, agjenda 2020, pra më pak ndotje në atmosferë më shumë parqe brenda viti 2020, agjendë që për Tiranën  është edhe më ambicioze, pasi reduktimi i ndotjeve vjen nëpërmjet përmirësimit të trafikut, transportit publik, përmirësimit të ujësjellës- kanalizimeve, trajtimi i mbetjeve të ngurta dhe ndërtimi i parqeve të reja”, tha Basha.

Ambasadori Sequi shprehu vlerësimin dhe mbështetjen e BE-së për këto projekte. Të dy palët ndanë të njëjtin mendim, se Tirana është në vijën e parë të procesit të integrimit Evropian të Shqipërisë. “Unë shpresoj që Tirana të jetë në vijën e pare, për të treguar rrugën drejt procesit të integrimit në BE, të sistemit evropian të vlerave, ndër të cilat sundimin e ligjit, barazi gjinore, etj. Evropa është gjithashtu një sistem standardesh dhe rregullash, kështu që shpresojmë që këto standarde dhe rregulla do të gjejnë vend në të ardhmen, në zbatimin e projekteve që ka përgatitur Bashkia. Ne do të diskutojmë në të ardhmen, si dhe çfarë do të ofrojë BE në të ardhmen, veçanërisht duke pasur parasysh se qytetarët janë shumë të rëndësishëm dhe ne do dëshirojmë të bëjmë diçka si evropianë, në favor të tyre”, tha Sequi. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-16 14:56
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›