Shtyhet votimi për Gjykatën Administrative

Në rend dite janë parashikuar votimi i kandidatëve për vendin vakant në Këshillin e Lartë të Drejtësisë si dhe për mandatin e deputetes Rudina Seseri, por në seancë nuk është parashikuar të përfshihet edhe votimi për Gjykatën Administrative.
Pritet që votimi për këtë institucion të bëhet në seancën e javës së ardhshme. Gjatë seancës së sotme pritet të votohen projektligjet për sigurinë e digave, ai për shëndetin mendor, për procedurat tatimore dhe ligjin e kthimit të parave nga firmat piramidale. Gjithashtu, priten edhe debate për energjinë elektrike dhe naftën, të paktën këtë u kërkoi kreu socialist Edi Rama, grupit parlamentar të partisë së tij. /Start/
2012-04-12 08:53