Shtypet protesta, shoqerohen aleancistet
Policia e Vlores i ka dhene fund pasditen e djeshme protestes se aleancisteve, te cilet prej nente ditesh, nen sloganin "Rezistence deri ne referendum", mbanin te bllokuar rrugen qe te con per ne zonen e Triportit. Nderhyrja e policise se Vlores, e ndihmuar dhe nga efektive te nderhyrjes se shpejte, eshte zhvilluar brenda pak minutash. Ata kane shkuar ne vendin e protestes dhe kane marre te gjithe personat qe ndodheshin ne shesh. Burime nga uniformat blu saktesojne se jane shoqeruar ne komisariat 24 persona, te cilet ishin te pranishem ne momentin e mberritjes se policise ne vendin e barrikades se aleancisteve.
Aksioni u zhvillua me pjesemarrjen e nje numri te madh efektivesh blu. Ata kane nderhyre nga te dyja anet e rruges. Pasi ka hequr njerezit nga rruga, policia ka derguar mjete per pastrimin e rruges nga gomat e vendosura prej aleancisteve. Shume shpejt rruga eshte hapur nga gomat. Disa mbeshtetes se aleancisteve, mes tyre kryetari i Keshillit Bashkiak, disa keshilltare dhe perfaqesues politike te LSI-se, jane pozicionuar perpara policise, dhe kane kerkuar lirimin e personave te shoqeruar. Ata kane bere thirrje ne kor policise per lirimin e vellezerve dhe motrave te tyre.
Te tubuar perpara Komisariatit te Vlores, aleancistet kane kerkuar lirimin e minoreneve te shoqeruar e me tej kane kerkuar lirimin e te gjithe te shoqeruarve. Rreth ores 18:00 jane liruar fillimisht dy studente e me pas minorenet. Laura, nje prej anetareve te levizjes studentore, ka deklaruar se policia ka ushtuar dhune fizike ndaj tyre dhe i ka hequr ata forcerisht. Me tej ka dale nga komisariati nje 17-vjecar, i cili gjithashtu deklaroi se edhe ne momentin e marrjes nga policia, edhe brenda ne komisariat eshte ushtruar dhune fizike ndaj tyre. Shume prej protestuesve ishin ende te shoqeruar deri ne oret e vona te mbremjes.
Protesta paqesore, nderhyrja e dhunshme
Kryetari i Keshillit Bashkiak te Vlores e ka cilesuar aksionin e djeshem te policise si "marrje me dhune policore te aleancisteve nga vendqendrimi i tyre prej nente ditesh". Arben Sinanaj tha se policia ka ushtruar dhune mbi protestuesit, te cilet kishin zgjedhur nje menyre paqesore te prezantimit te kerkeses se tyre. "Qytetaret e Vlores prej tre vitesh e kerkojne referendumin, qe Vlora te vendose vete per Vloren", tha Sinanaj, ndersa i meshoi faktit se protesta e tyre ishte paqesore. Ai deklaroi se Keshilli Bashkiak i drejtuar prej tij do te mbeshtese protestuesit deri ne momentin qe te miratohet kerkesa e tyre kushtetuese per shpalljen e referendumit.
Drejtori i Policise se Qarkut te Vlores, Vehbi Bushati, ka deklaruar dje, ne nje konference per shtyp, se nderhyrja e mbremshme ka rivendosur rendin e cenuar ne qytet. Ai ka hedhur poshte deklarimet per dhune policore, duke bere te ditur se eshte ushtruar dhune vetem ndaj nje personi, qe ka kundershtuar me force efektivet blu. "Kemi tentuar disa here te hyjme ne bisedime me aleancistet, tha Bushati, por ata nuk kane pranuar te lirojne rrugen. Protesta e tyre ka qene e paligjshme dhe ata kane kryer dy vepra penale njeheresh, ate te organizimit te tubimeve te paligjshme, dhe njekohesisht te bllokimit te qarkullimit te automjeteve". Drejtori Bushati tha gjithashtu se gjate nente diteve te protestes, aleancistet jane mbrojtur me 150 efektive policore, ndersa zhvilloheshin negociata. "Jane shoqeruar ne komisariat 24 persona", beri te ditur Bushati, duke shtuar se bashke me personat e shoqeruar ne ditet e meparshme, numri i tyre ka arritur ne 40. "Kemi kryer te gjitha veprimet e duhura dhe ne bashkepunim me prokurorine jane kryer te gjitha veprimet procedurale sipas ligjit", perfundoi drejtori, pa specifikuar se cfare do te ndodhe me protestuesit e shoqeruar.
Viti i Ri, festa ne sheshin e protestes
Qindra protestues nga qyteti i Vlores kane kaluar naten e nderrimit te viteve ne ngujim perpara Petroliferes. Ata kane festuar mberritjen e vitit 2008 ne dy kioskat qe ndodhen anes rruges. Rreth 100 familje jane mbledhur me nje urim te perbashket: "Viti 2008 sjellte referendumin dhe mbrojtjen e Vlores nga investimet me baze nafte!". Sheshi i protestes ka qene i mbipopulluar naten e 31 dhjetorit. Pervec anetareve te Aleances per Mbrojtjen e Gjirit te Vlores dhe Levizjes Studentore per Vloren, kane qene edhe shume qytetare qe jane paraqitur te sheshi i protestes per te uruar ata festat dhe per t'i inkurajuar per rezistencen. Me dhjetera automjete ate nate i jane drejtuar sheshit ku po protestonin aleancistet, duke bashkuar me ta urimet per nje vit te mbare. Simbolikisht protestuesit kane pagezuar dy baret ku festuan se bashku, me emrat "Rezistenca" dhe "Referendumi". Mes te ftohtit te acarte, Besniku, Rezarti, Desdemona, Sadriti, Enedi, Laura e gjithe te tjeret festuan aty, me muzike dhe fishekzjarre. Mesazhi ishte i qarte per te gjithe: "Rezistence deri ne Referendum!". Te parruar, te lodhur, me syte me rrathe, fytyra e tyre shkelqen vetem ne momentin qe therrasin se duan pashmangshmerisht qe vlonjatet te vendosin vete per te ardhmen e tyre.
Nderhyrja e policise, 6 studente te shoqeruar
Gjashte studente te Universitetit te Vlores perfunduan ne qeli mbremjen e 29 dhjetorit, pas nje aksioni te policise vendore per protesten e paligjshme te zhvilluar ne zonen ku do ngrihet Petrolifera. Ndersa ata kishin hyre ne diten e trete te tubimit, me qellim realizimin e referendumit, perfaqesues te Aleances per Mbrojtjen e Gjirit te Vlores nuk pranuan te terhiqeshin nga misioni i tyre per te parandaluar ngritjen e TEC-it. Rreth ores 19:00, uniformat blu nderhyne ne zone, duke kryer shoqerime te gjashte prej perfaqesuesve qe mbanin dhe statusin e studenteve ne universitet, duke i marre ne pyetje per disa ore me radhe. Burime zyrtare te policise se Vlores konfirmuan lajmin per gazeten "Koha Jone" dhe thane se motivi i ndalimit eshte mosmarrja e lejes per zhvillimin e protestes. Tubimi eshte vleresuar i paligjshem nga autoritetet policore, qe kane nderhyre duke marre masa. Mesohet se ka pasur nje konfrontim ne momentin e aksionit, ndersa drejtuesit e Aleances denuan aktin e efektiveve te rendit.
Rezistenca, 9 dite te "ngujuar"
Rezistenca e aleancisteve ka hyre dje diten e saj te nente. Ata vijojne te mbajne te bllokuar rrugen qe te con te TEC-i dhe Petrolifera dhe i qendrojne kerkeses se tyre per referendum. Protestuesit kane bllokuar kantierin, ndersa dje jane vendosur disa goma edhe ne aksin dytesor qe te con ne vendet ku aktualisht eshte pezulluar puna. Diten e djeshme, protestuesit u kane bere thirrje perfaqesuesve te firmave dhe punetoreve te tyre te largojne mjetet nga kantieret e punimeve dhe te mbeshtesin kauzen e aleancisteve per mbrojtjen e Vlores dhe mbrojtjen e se ardhmes. Protestuesit u kane bere nje thirrje punetoreve te braktisin punen dhe te mos vihen ne sherbim te atyre qe duan shkaterrimin e qytetit, si dhe u kane kerkuar te mos perballen me ta, duke i cilesuar si "motra e vellezer".