E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ne politike ka meshkuj me te dobet se femrat"

Intervista Flet Arenca Trashani, deputete e Shkodres per Partine Demokratike, ish-ministre e Integrimit dhe pedagoge e Universitetit "Luigj Gurakuqi"
Arenca ka lindur ne Shkoder, me 20 qershor 1973. Arsimin 8-vjecar e ka kryer ne shkollen "7 Nentori", te mesmen ne gjimnazin "28 Nentori" dhe studimet e larta per Juridik ne Tirane. U diplomua per Drejtesi, pavaresisht deshires se babait te saj qe te studionte mjekesine. Ne fakt, ajo konkurroi ne te dyja deget, por zgjodhi ate qe pelqente me shume dhe thote qe s'eshte penduar per kete. Pas mbarimit te studimeve, filloi pune prane Universitetit "Luigj Gurakuqi", ku punon ende. Ka bere shume specializime ne fushen e te Drejtes Nderkombetare ne Itali, Austri, Gjermani, Hungari, France e Angli. Ne vitin 2001 ekuivalenton diplomen ne Austri dhe ne vitin 2002 filloi te studionte per te mbrojtur doktoraturen, po ne Austri, gjithnje ne fushen e te Drejtes Nderkombetare, pasi kerkimi ne fushen e se drejtes mbetet gjithmone pasioni i saj paresor. Prej dy vitesh eshte deputete e Shkodres. Ne 2005-en, u emerua ministre e Integrimit. Zoteron tri gjuhe te huaja: anglisht, gjermanisht dhe italisht. Hobi i saj eshte leximi, megjithese ndjen mungesen e bibliotekes se studimit dhe kerkimit me ore te zgjatura. Kete e trashegon nga babai i saj, qe ka qene mesues gjuhe dhe letersie. Muzika eshte elementi tjeter qe perben hobin e saj kryesor. I pelqen te kendoje, sidomos kenge shkodrane.
Si e kujtoni ju femijerine tuaj, formimin tuaj te pare?
"Femijeria ime ka qene si e gjithe bashkemoshatareve te mi, ne nje familje te thjeshte, te qete. Prinderit e mi kane qene mesues. Na kane kushtuar shume kohe mua dhe motres sime me te madhe, me te cilen jam shume e lidhur (eshte gjithnje pika ime e referimit, shoqja ime me e mire). Gjej rastin t'i falenderoj prinderit e mi se qe te dyja u detyrohemi shume. Ne vogeline time, mbaj mend qe pelqeja dhe kerkoja te kisha shume lodra. Me kujtohet gjithmone babai im, qe ne vend te tyre na sillte libra, si mua, ashtu dhe motres e na thoshte te lexonim, se kjo do te na vlente kur te rriteshim. Shoqeria ime ka qene shume e gjere, kemi luajtur pa fund. Mbaj mend qe kam pare televizor me ore te zgjatura, sa tani nga impenjimet e shumta nuk kam kohe te shoh aq shume. Shpesh mamaja ime qesh me mua, duke me thene se e kam kompensuar qe ne femijeri".
Po me pas si jeni perfshire ne jeten politike?
"Ne vitin 2005, ishte dalja ime e pare publike ne politike. Gjithmone kam qene admiruese e krahut te djathte, e brumosur kjo shume nga baba im. Asnjehere s'kam pranuar te dal apo te perfshihem, pa pasur ato vitet e maturise. Politiken duhet ta fillosh pasi te kesh marre nje profesion. Ajo mund te behet e tille pas njezet vjetesh, kur ti mund te besh politike aktive, por asnjehere nuk duhet te behet profesion qe ne fillimet e tua. Erdhi nje moment ne vitin 2005, kur m'u be propozimi te perfshihesha ne politike si deputete. Ne kete kohe isha jashte Shqiperise, ne Austri. E mendova gjate dhe pranova. Nje arsye qe thashe: "Po", ishte ajo qe i thashe vetes: "Pse te mos e provoj edhe une, ndoshta mund te bej dicka". Sic thashe, ftesen e mora ne kohen kur isha jashte kufijve dhe kur nuk je ne Shqiperi, ndjenjen e patriotizmit e ke shume me te larte. Kjo ishte nje nder arsyet".
A ka qene e rastesishme apo e programuar kjo perfshirje?
"Deri diku e rastesishme. Mund te them momentale. Une kam qene ne strukturat e Partise Demokratike ne ate pjesen joaktive, pas perdes, si te thuash. Por kur m'u be propozimi, thashe: Po!"
Cfare ju ka motivuar te beheni pjese e saj?
"Nga viti 2001-2005, kam hyre e dale shume here ne Austri. Qe ne hyrje te Shkodres me zinte trishtimi. Nje ndjenje vertete e papershkrueshme. Me kujtohet si ka qene qyteti: pa infrastrukture, njezet ore pa drita ne dite, i zymte, me njerez te papune. Dhe keta faktore ndikuan tek une. Kjo ka qene nje arsye, se duhej te ishte dikush qe te therriste, te ngrinte zerin per te bere dicka, nje ndryshim. Pse mos ta provoja edhe une? Ndoshta kontributi im mund te sillte dicka te re ne qytetin tim".
A keni gjetur ate qe prisnit me kete levizje politike?
"Une mendoj qe nje person ka pritshmerine e tij kur i hyn nje rruge, por qe s'perputhet me ate cka del ne realitet, si per mire apo te keq. Politika eshte nje bote krejt ndryshe prej asaj akademike. Shpesh te kerkon te marresh vendime qe thelle ne vetvete, ti vete nuk je i bindur, edhe pse mua akoma s'me ka takuar te marr nje vendim te tille. Politika ka nevoje per pune ne grup, por pa transformuar veten. Them se kam realizuar gjysmen e atyre qe kam deshiruar. Kur kthehem ne retrospektive, shoh se si ka qene qyteti i Shkodres: kishte nevoje per nderhyrje emergjente. Pas kesaj u hodh nje vemendje me e madhe drejt saj dhe ndryshimet besoj kane filluar te shihen. Keto ndodhen jo se u bera deputete, por mazhoranca ishte ne borxh me kete qytet".
A mund te na pershkruani disa nga momentet me kyce te aktivitetit tuaj?
"Ne vitin 2005, hyra si deputete ne Parlamentin e Shqiperise, me vone mora emerimin si ministre e Integrimit. Kjo erdhi ne nje moment shume te gjetur dhe ka qene nje periudhe e mrekullueshme. Kisha fatin te isha ministre ne nje periudhe kulmore te marredhenieve me Komisionin Evropian, u mbyllen negociatat pavaresisht veshtiresise se tyre, u siglua marreveshja dhe filloi zbatimi. Une, momentalisht, jam anetare e Komisionit te Ligjeve te Parlamentit shqiptar, ne te njejten kohe jam kryetare e Delegacionit Parlamentar Shqiperi - BE dhe sekretare e Komisionit per Integrimin ne NATO. Vazhdoj te jap mesim si pedagoge ne Fakulteti Juridik, si ne Shkoder, ashtu edhe ne Tirane".
Cilat jane anet pozitive dhe negative te angazhimit tuaj?
"Angazhimi im politik eshte nje sfide dhe nje sadisfaksion shume i madh. Te qenit person publik mua me lodh, s'mund te ambientohem me vemendjen e madhe te njerezve ndaj figures time, s'isha mesuar me pare me kete dhe as qe do te mesohem. Jetes time private s'kam pasur mundesi t'i perkushtohem aq sa duhet, megjithese bashkeshorti im me perkrah gjithmone. Ai eshte shume fleksibel dhe ka nje zemer sa nje oqean".
Cfare veshtiresish keni hasur ne punen tuaj dhe si i keni perballuar?
"Politika ka veshtiresite e veta. S'dua te pranoj qe nganjehere femrat jane te dobeta ne kete fushe, por gjate eksperiences time (me aq sa kam pasur), shume here kane rezultuar meshkujt me te dobet se femrat. Veshtiresite jam munduar t'i kaloj me qetesine qe me karakterizon. Dhe me pune kuptohet".
Sipas mendimit tuaj, pse ka kaq pak gra ne pozicione vendimmarrese? Cfare mendoni se i ben ato te ngurrojne?
"Po ta veme re, ka pak gra ne administrate publike, ne poste kyce si politika, por ne shoqeri civile dhe ne biznese private ka shume gra ne pozicione vendimmarrjeje. Ngurrimi vjen, mendoj une, nga klima e ashper qe krijohet rendom ne shoqerine tone civile".
A duhet te kene grate ndonje aftesi te caktuar per te marre pergjegjesi ne vendimmarrje dhe cilat do ishin ato?
"Normalisht qe duhet te kene aftesi te caktuara, si nivel te larte arsimor, intelektual dhe kulturor. Femrat jane energjike, kane vizion dhe jane tolerante, mbi te gjitha".
Cfare mendoni se duhet bere per te mbeshtetur ato gra qe tashme jane pjese e instancave vendimmarrese apo qe aspirojne te arrijne keto role?
"Te jene vetvetja! Grate s'duhen te terhiqen dhe s'duhet te mendojne se jane me pak te afta se burrat, sepse mungesa e tyre vjen nga pazotesia. Kot nuk thone: "Pas nje burri te fuqishem qendron nje grua e mencur".
A eshte i nevojshem perfaqesimi i grave ne vendimmarrje?
"Po, patjeter. Gruaja e zbut klimen e ashper, me natyren e saj, sensibelitetin e saj dhe tolerancen".
A keni nje mesazh qe do te sherbente si nxitje per grate qe kane deshire te perfshihen?
"Mos ngurro, por provo!".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›