Gati gjendja e jashtëzakonshme, ushtria në gatishmëri
Kukës – Kryeministri Sali Berisha ka mbërritur sot në mëngjes në Kukës, së bashku me një pjesë të anëtarëve të kabinetit qeveritar si dhe zyrtarëve më të lartë të sigurisë kombëtare si shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, kreut e policisë së shtetit dhe asaj rrugore si dhe kreun e e emergjencave civile. Verilindja është në kushte shumë të rënda si pasojë e një izolimi total të komunikimit nga shtresa e trashë e dëborës. Pritet që kryeministri të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në zonat e prekura nga moti i keq, por kjo edne nuk është zyrtarizuar. Ndërkohë forcat e ushtrisë kanë kakluar në gjendje gatishmërie për tu angazhuar në operacionet e shpëtimit të ndjerësve, operacionet e ndihmës si dhe në operacionet për lirimin e rrugëve.
Shkrime të tjera me interes:
- Moti i keq, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Pejë Kosovë- Kushtet e këqija të motit kanë detyruar kryetarin e...
- Gjendja shëndetësore, anulohet vizita zyrtare në Mal të Zi e Berishës Tiranë- Gjendja shëndetësore e kreut të qeverisë Berisha është bërë edhe...
- Ushtria akuzohet për gjuhën në Egjipt Kryeministri egjiptian Esam Sharaf i bëri thirrje për qetësi popullit...