E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tropojë, rritet rreziku nga Orteqet

TROPOJË - Nuk janë vetëm reshjet ed dëborës që po vazhdojnë pa ndërprerje që kanë shkaktuar dëmtime të ndjeshme në zonat rurale, por edhe furia e orteqeve që kanë nisur të bien në zonat rurale. Kjo ka ndodhur një ditë më parë në zonën e Frykës së Vanave në rrethin e Kukësit.

Ndërsa më e rënduar është situata në zonën e Grykës së Valbonës në rrethin e Tropojës. Kryetari i Komunës së Margegajt, Rexh Biberaj, thotë se situata është drejt përkeqësimit të vazhdueshëm, ndërsa trashësia e dëborës arrin në mbi 2,5 metra.

Në këtë situatë shqetësimi kryesor janë orteqet që kanë nsiur të bien thuajse njëri pas tjetrit. “Orteqet gjatë ditës së djeshme në fshatin e Dragobisë kanë marrë me vete 40 krerë të imta, si dhe kanë dëmtuar krejtësisht linjën elektrike, duke lënë gjithë fshatin pa energji elektrike”, thotë Biberaj.

Ndërkohë, rënia e disa orteqeve në këtë fshat ka frikëësuar ndjeshëm banorët. “Shtatë familje tashmë janë larguar nga banesat e tyre, duke lënë edhe bagëtinë dhe janë strehuasr te të afërmit e tyre deri në përmirësimin e situates”, shton Biberaj. Por, një tjetër shqetësim për banorët, sipas Biberaj, është dhe mbarimi i rezervave të barnave mjekësore, por edhe atyre ushqimore.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›