E Diel, 1 Nëntor 2026

Tropojë, 3 familje të bllokuara, familjarët apel për ndihmë

Tre familje në fshatin Gegaj të Tropojës kanë mbetur të bllokuara që prej 4 ditësh si pasojë e dëborës që arrijnë mbi 2 metra. Në një linjë telefonike për “Ora News”, një prej familjarëve të bllokuar ka bërë apel për ndihmë ndërsa ka theksuar se situata në këtë fshat është mjaft e vështirë. Sipas tij banorët e këtij fshati rrezikohen nga orteqet e dëborës ndërsa një tjetër shqetësim është edhe pakësimi i rezervave ushqimore.
 

“Reshjet e dëborës nuk janë ndërprerë për asnjë çast dhe për shkak të dëborës nuk arrijmë dot të komunikojmë me njëri-tjetrin” thekson për “Ora News” banori i fshatit Gegaj ndërsa ka shtuar se janë munduar të komunikojnë me telefon me kryetarin e komunës por deri më tani nuk i është dhënë asnjë përgjigje.


Ndërkohë reshjet e dendura të dëborës kanë krijuar situatë kritike në rrethin e Tropojës. Sipas policisë rrugore shumica e akseve që lidhin këtë rreth me zonat e tjera janë të pakalueshme ndërsa në shumë të tjera qarkullimi i automjeteve bëhet me vështirësi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›