Futboll Shqiperia me e korruptuara ne bote

Jemi të parët, por nuk mund të krenohemi. Kampionati shqiptar i futbollit është më i korruptuari në botë.
Ato që përfliteshin prej kohësh për paracaktimet e rezultatit dhe ndikimin e basteve në kampionatin shqiptar u konfirmuan nga “Sportradar”, kompani eksperte për monitorimin e kuotave të basteve dhe fluksit të parave që qarkullojnë.
Në total janë studiuar ndryshimet e kuotave në 400 kompani ndërkombëtare bastesh për mbi 143 mijë ndeshje në rreth 600 kampionate dhe turne të ndryshëm.
798 përballje kanë rezultuar të manipuluara, më saktësisht 0,56% e atyre që janë vëzhguar nga qershori 2009 deri më nëntor 2012.
Sipas raportit Shqipëria mban vendin e parë me 97 ndeshje që kanë shërbyer për përfitime të jashtëligjshme nga bastet.
Në vendin e dytë të listës së zezë renditet kampionati italian me 70 ndeshje të trukuara në Serinë A, B por edhe në ligat më të ulëta.
Më pas vjen Moldavia me 66 takime, Estonia, Greqia, Rusia, Maqedonia e Bullgaria.
Në fundin e klasifikimit të kampionateve të korruptuara, si më pak të prekura nga fenomeni negativ ndodhen Holanda e Franca me vetëm dy ndeshje dhe Belgjika me një.