Lëreni rehat Messin

Nga Express më 10 korrik 2011 në ora 14:43
Portieri i Brazilit, Julio Cesar thotë se Lionel Messi duhet të lihet rehat dhe se nuk duhet shtruar presion aq i madh ndaj tij.
“Ai po e përjeton me presion të madh këtë situatë, sepse Argjentina nuk shkëlqen dhe ai preokupohet. Nuk ia del ta bëjë në Kombëtare atë që e bën me Barcelonën. Por, nuk duhet të flasim shumë për të ngase është më i miri në botë”, tha portieri i Interit për FcInterNews.
Cesar është i bindur se kur të jetë nevoja, Messi do të shpërthejë dhe do ta bëjë diferencën në fushë.