Shtypi i datës 22 gusht
Gazeta “Express”
REKER NË DIALOG
Diplomati Philip Reeker do të përfaqësojë Qeverinë e Amerikës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Në këtë proces, më herët ka qenë i përfshirë Thomas Countryman, por ky është dominuar për një post tjetër nga Presidenti Obama. Ndërkaq, në ekipet negociatore të Kosovës, Serbisë dhe BE-së nuk ka ndryshime.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Pafuqia e të fuqishmëve
Viti i bankave
Gazeta “Epoka e re”
NUK MUND TË NDRYSHOHEN VETËM KUFIJTË E KOSOVËS
Në asnjë mënyrë nuk duhet pranuar plan tjetër të Ahtisarit. Beogradi nuk mund të dalë fitues. KFOR-i ka qenë mjaft përcaktues dhe korrekt në mbrojtjen e sigurisë në Kosovë, ndërsa EULEX jo. Koalicioni qeverisës të ruhet si sytë e ballit, ka thënë në një intervistë për “Epokën e Re”, Jakup Krasniqi.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Një muaj pa mallra serbe
Kuçi: Para 15 shtatorit do të kthehet normaliteti në pikat 1 dhe 31
Gazeta “Kosova sot”
ZBARDHET RAPORTI I EULEX-it PËR KS TË OKB-së
Raporti i Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, dërguar sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, përmban aktivitetet e misionit të EULEX-it për periudhën 16 prill deri më 15 korrik. Në këtë raport përfshihen veprimet e EULEX-it në fushën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe ato që kanë të bëjnë me krimet e luftës.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Kuçi: Veriu nuk ndikon në dialog
AKSH-ja kërcënon me çlirimin e vendit
Gazeta “Koha ditore”
PAFUQIA NDËRKOMBËTARE PËRBALLË SULMUESVE NGA VERIU
Ndonëse janë iniciuar procedura të shumta hetimore për ndriçimin e sulmeve me armë zjarri dhe me mjete tjera shpërthyese në veri të Kosovës, vak i të cilave në të shumtën e rasteve kanë qenë zyrtarët dhe ushtarët e misioneve ndërkombëtare, por edhe objektet institucionale, nuk është arritur ndonjë rezultat konkret sa i përket sjelljes së të dyshimtëve para drejtësisë.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Një lajm i mirë dhe një i keq për Kosovën nga vizita e kancelares gjermane në Ballkan
Serbët bllokojnë KFOR-in për disa orë
Gazeta “Bota sot”
ANAIDA 8 VJEÇARE NËN “KTHETRAT” E FAMILJES SË BABAIT QË I VRAU NËNËN
Diana Kastrati një vrasje e harruar tash tre muaj
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Për vendimet e mia nuk e pyes askënd, as EULEX-in e as ICO-në
Nuk ka dialog me Beogradin për gjykatat në veri
Gazeta “Zëri”
PARATË IA NXJERRIN TRUPROJAT PARTIAKE
Personat e rëndësishëm që njihen si VIP dhe të cilët jetojnë në “Fshatin Amerikan” , të mashtruar nga agjencia turistike “Bardha Travell”, janë nxjerrë jashtë nga hotelet në Turqi, dikujt i janë marrë edhe pasaportat.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Qeveritarët i maskojnë veturat zyrtare
Mungojnë infuzionet, rriten çmimet