E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anzhi, 35-40 milionë euro për Alvesin

Nga Express më 21 gusht 2011 në ora 14:13

Pas Samuel Eto’s është radha e Dani Alvesit.

Klubi rus Anzhi nuk ka të ndalur dhe sipas të përditshmes katalane Sport është i gatshëm të troket në dyert e Barcelonës për të blerë mbrojtësin e djathtë brazilian.

Anzhi është i gatshëm të paguan 35-40 milionë euro për transferimin e Alvesit i cili në rast se pranon transferimin në Makhachkala do të përfiton 15 milionë euro në sezon.

Mirëpo, burime të afërta me futbollistin kanë thënë se transferimi i tij në Anzhi për momentin është vështirë i realizueshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›