E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uganda, gati ta njoh Kosovën

Nga Express më 22 gusht 2011 në ora 08:56

Një tjetër vend afrikan ka bërë gati njohjen për Kosovën. Është Uganda, vendi që tashmë po e konsideron seriozisht njohjen e pavarësisë.

Portali Indeksonline ka siguruar një letër të ministrit të Jashtëm të Ugandës, Sam Kutesa dërguar zv.kryeministrit Behgjet Pacolli ku pasi e falënderon për takimin i premton shqyrtimin e njohjes.

"Thirrja juaj për njohje tani do merret në konsideratë dhe atë në linjë edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Po ashtu do të kem mundësi që ta diskutoj këtë çështje edhe me kolegët e tjerë në Samitin Afrikan" thuhet në letër.

Letra vjen pas turit të parë të lobimit të Pacollit në Afrikë, ndërsa tani pas udhëtimit të dytë katër njohje kanë ardhur për Kosovën. Së fundi, në publik është shfaqur një konkurrencë e heshtur ndërmjet Pacollit dhe MPJ, që pretendojnë se njohjet e fundit janë rezultat i lobimit të tyre.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›