Shtypi i datës 24 gusht
Vijojnë disa nga titujt kryesorë të gazetave të publikuara më datën 9 gusht 2011:
Gazeta “Express”
LARGOHUNI NGA KOSOVA
Kancelarja gjermane Angela Merkel kushtëzoi rrugën e Serbisë drejt BE-së me Kosovën. ajo tha se nëse Beogradi dëshiron statusin e vendit kandidat, duhet të tregojë rezultate në dialog, t’i heq strukturat paralele dhe t’ia mundësojë EULEX-it që të punojë në tërë territorin. E, presidenti serb Boris Tadic tha se nuk ka iluzione se Serbia mund ta çojë një problem të ri në Bashkimin Evropian.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Bastiset Radiologjia në QKUK
MTI, s’di gjë për investime
Gazeta “Epoka e re”
DEC ENTRALIZKMI DO TË NDODH EDHE NË VERI
Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Sllobodan Petroviq, është shprehur i vendosur për realizimin e procesit të decentralizimit në veri, sidomos pas rrethanave të krijuara pas 25 korriku. Në një prononcim për “Epokën e Re”, ai ka treguar se së bashku me aktorët ndërkombëtarë dhe vendorë është duke punuar me përkushtim të plotë për ta realizuar me sukses këtë proces në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Ai thotë se të gjithë qytetarët dëshirojnë të vendoset rendi dhe ligji në gjithë territorin.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Thaçi zotohet se nuk do të ketë kthim prapa në veri
Mbrojtja pret të hidhet poshtë aktakuza
Gazeta “Kosova sot”
MERKEL – TADIQIT: SHPËRBËJINI STRUKTURAT PARALELE!
Kancelarja gjermane Angela Merkel qëndroi dje në Beograd. Gjermani dëshiron ta shohë Serbinë në BE, tha ajo pas takimit me Tadiqin. Por, Beogradi duhet ta rifillojë dialogun me Kosovën dhe t;i shpërbëjë strukturat papareje në veri të Kosovës.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Thaçi paralajmëron kriminelët e veriut
UNMIK-u ende mban përgjegjësi
Gazeta “Koha ditore”
THAÇI NË “LUFTË” PËR VERIUN
Shefi i Qeverisë, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar se aksioni i 25 korrikut për t;i marrë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31, ka qenë vetëm faza e parë e vendosjes së rendit kushtetues në veri të vendit. Hapat e tjerë, sipas tij, do të jenë sjelle para drejtësisë e kriminelëve dhe paramilitarëve serbë që vranë policin Enver Zymeri e që dogjën pikat doganore. Ai ka thënë haptas se aktualisht nuk është i kënaqur me nivelin e zbatimit të marrëveshjes me KFOR-in, e cila ka pasur për qëllim normalizimin e gjendjes në komunat veriore.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Lushtaku e Qeveria në një Qeveri
Dëshmitari Kabashi kërkon të mbahet në burg
Gazeta “Bota sot”
HETOHEN GJASHTË TË DYSHUAR PËR VRASJEN E POLICIT ENVER ZYMERI
EULEX-i nuk bashkëpunoi në veri, tash udhëheq hetimet
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Vetëm fuqia e Behgjet Pacollit mund ta zbulojë fatin e James Berishës
Angela Merkeli: Shuani strukturat paralele para integrimit në BE
Gazeta “Zëri”
SHTETI PRIVAT
Para se të flasin për merita për njohjet e reja apo ato që do të pasojnë, zyrtarët kosovarë nuk duhet të harrojnë lotimin që po bën Shqipëria, Britani, Franca e SHBA-të, thonë burime ndërkombëtare.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Smajli në “luftë” me Qeverinë
Merkel: të shuhen strukturat paralele