Kuvendi i Lezhës Berisha: “Mosnjohja e zgjedhjeve, mendësi e Hoxhës”
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryeministri Sali Berisha ka vijuar betejën e deklaratave këtë herë nga Lesha. Gjatë mbledhjes së Kuvendit të Partisë Demokratike në këtë qytet, ai iu është rikthyer zgjedhjeve të 28 Qershorit, duke i cilësuar ato si më të mirat të zhvilluara ndonjëherë. Kryeministri Berisha i ka quajtur ato si zgjedhje të bekuara, ndërsa ka pohuar se ishin plot 20 mijë komisionerë socialistë që i certifikuan ato. Lidhur me qëndrimin e Ramës për këtë garë elektorale, ai tha se ndihej i nderuar që kryesocialisti nuk i njihte ato. Më tej ai akuzoi Ramën për përpjekje të vazhdueshme për të mos futur Partinë Socialiste në zgjedhje. Kryeministri solli në vëmendje zgjedhjet lokale të vitit 2007, shtyrja e të cilave, sipas Berishës, ishte fryt i përpjekjeve të Ramës për ti bojkotuar. Kryeministri bëri një argumentim të gjatë të përpjekjeve të mazhorancës që drejton për të garantuar futjen e opozitës në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit 2009. Bashkë me këtë, po aq rëndësi mazhoranca u kushtoi standardeve të procesit, që siç tha kryeministri morën vlerësimin më të lartë ndërkombëtar. Kryeministri deklaroi edhe nga Lezha se pas bojkotit të Kuvendit, qëndrojnë qëllimet mafioze të Kryetarit të Partisë Socialiste. Në Lezhë Kryeministri përfitoi nga rasti të ftojë qytetarët me bindje të djathta e të majta politike të festojnë së bashku 8 Dhjetorin, ditën që shënon rënien e diktaturës komuniste në Shqipëri.
Deklarata
“Ne ia dolëm të votojmë me dinjitetin më të madh të kohës sotme. Kjo është trashëgimia më e shkëlqyer që u lëmë shqiptarëve. Ne duhet të jemi krenarë për këtë. Zgjedhjet e 28 Qershorit janë arritja më e madhe në karrierën time”, - tha Berisha në fjalën e tij. Sipas tij, arrije është dhe fakti që zgjedhjet i firmosi edhe opozita me komisionerët e vet. “Ne duhet të jemi fatlumë se zgjedhjet tona, për herë të parë, i ka firmosur opozita, me 20 mijë komisionerët e vet, socialistë të ndershëm. Prandaj janë zgjedhjet më të bekuara”, - vazhdoi Berisha. Mosnjohja që PS po u bën zgjedhjeve, duke shkaktuar kështu edhe bllokimin e punës në Kuvend, për Kryeministrin nuk përbën asnjë problem. Duke iu drejtuar në distancë kreut të socialistëve, Edi Rama, Berisha tha se mosnjohja e zgjedhjeve vjen nga mendësia e diktatorit Enver Hoxha dhe se kjo vetëm sa e nderon kryeministrin në detyrë. “Të them dy fjalë, zoti Rama, mosnjohja e zgjedhjeve nga ty vetëm na nderon. Kurrë mos i njih. Ti ke lustruar bustet e Enverit tërë fëmijërinë tënde, e ke të rrënjosur, kjo është mendësia e bllokmenit, kurse frymëzimi që e shtyn është mafia”, - tha mes të tjerash Berisha. Berisha dhe Rama prej ditësh po i delegojnë akuza personale nëpërmjet medias njëri-tjetrit. Vetëm një ditë më parë Berisha e cilësoi Ramën kryemafioz dhe imoral. Kurse Rama në distancë e quajti Berishën si shërbëtor të diktaturës komuniste.
Ky lajm është publikuar: 01/12/2009