E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtypi njujorkez, reportazhe të gjata për vizitën e Dr.Liri Berisha në rrugën “Nënë Tereza”

Zonjë e parë shqiptare, Dr.Liri Berisha, siç e quan gazeta konservative New York Post, gruan e Kryeministrit të Shqipërisë, Dr Liri Berisha, Presidente e Fondacionit “Nënë Tereza”, vizitoi gjatë vizitës së saj në Nju-Jork, edhe rrugën në Lydig Avenue, e cila mban edhe emrin “Mother Teresa Way” - të dielën, 25 prill, duke bërë homazhe ndaj bamirëses së madhe me origjin shqiptare. Sipas konservatives njujorkeze, New York Post, vizita e Dr Liri Berisha, gruaja e Kryeministrit shqiptar Sali Berisha, ishte një moment i veçantë, dhe një çast vendimtar për bashkësinë e madhe shqiptare që banon në këtë lagje në Pelham Parkway-Bronks. Këshilli i Bashkësisë së qytetit të Nju Jorkut, me ndihmën e anëtarit të saj James Vacca, vitin e kaluar preu shiritin e inagurimit, që një bllok i rrugës Lydig Avenue të merrte emrin Nënë Tereza, shkruan ndër të tjera kjo e përditëshme konservative njujorkese. Më tej kjo gazetë shkruan se zonja Berisha vizitoi qytetin New York për të promovuar një ekspozitë në Kombet e Bashkuara kushtuar Nëna Terezës, dhe ajo i ka deklaruar New York Post, se në nderim të figurës së Nënë Terese, fondacioni që ajo udhëheq si Presidente, me ndihmën e qeverisë së Shqipërisë, ka planifikuar për ndërtimin në kryeqytetin shqiptar të Tiranës, Muzeun e Nënë Terezës. "Unë mendoj se zonja e parë e Shqipërisë, e cila erdhi në lagjen Pelham Parkway, dhe sidomos duke vizituar bllokun e rrugës "Mother Tereza Way", paraqet një vizitë historike," tha anëtari i Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, James Vacca. Ai tha se "Nënë Tereza ishte me prejardhje shqiptare dhe ajo është nderuar në Shqipëri, por unë emrin saj e zgjodha të emroi këtë, rruga Nëna Terezë, sepse ajo është e nderuar në të gjithë botën". Në këtë lagje e sidomos në këtë rrrugë shihen se një numër i madh i shqiptarëve janë bërë tregtarë të suksesshëm, në ndërtimin e pronarëve dhe menaxhimin e bizneseve, në Bronx., çka e bëri vizitën në këtë bllok rruge Mother Teresa Way, nga Zonja e tyre e parë, siç i thërret asaj shtypi amerikan, "një ditë jetike dhe krenarie të mëdhe për këtë komunitet, në Pelham Parkway". "Ne ishim të nderuar dhe të përulur nga prania e saj për të vizituar edhe lagjen tonë në Bronx, segemntin e rrugës që mban emrin Rruga Nëna Terese, rruga ku kaloni kohën me familjet dhe udhëheqësit e biznesit, dhjetra qindra shqiptare, në këtë qytet" tha Mark Gjonaj, pronari i grupit Morris Park, një lloj bizensi që kap pasurit e patundshme në Morris Park Avenue.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›