Ofensiva e re/Pakistani lëviz 100 mijë trupa ushtarake drejt kufirit me Afganistanin
Disa orë pas takimit midis kryeministrit indian Manmohan Singh dhe homologut të tij Pakistanez Yusuf Raza Gilani, çka simbolikisht shënoi një ndryshim qetësues (pas shumë presionesh të Uashingtonit, në mënyrë të veçantë) mes të dy vendeve. Ky takim shënoi edhe një tjetër lëvizje gjeo-strategjike të rëndësishme. Sepse sipas një raporti të shkruar nga Pentagoni për Kongresin në Uashington, kanë zbuluar se qeveria e Islamabadit ka zhvendosur deri në 100 mijë ushtarë, të cilët ishin vendosur kohët e fundit në rajonet kufitare me Indinë, drejt operacioneve ushtarake në Zonat Tribale dhe në zonat pranë kufirit me Afganistanin, ku janë shtuar talebanët e komanduar nga Al Kaeda.
Në planin ushtarak transferimi i 100 mijë trupave, pra më shumë se 20 përqind të trupave të ushtrisë Pakistaneze (rreth gjysmë milioni ushtarë të mbështetur financiarisht dhe të trajnuar nga Uashingtoni) do të thotë se ketë forca janë të mjaftueshme për të ushtruar një kontroll më të rreptë të territorit dhe një intensifikimin të operacioneve kufitare gjatë verës. Sezon në të cilin në anën e kundërt të kufirit me Afganistanin, trupave aleate dhe asaj të Kabulit synojnë vrullshëm të shtypin kryengritësit dhe të kontrollojnë zonat në afërsi të kufirit.
Në fund të marsit, drejtuesit ushtarakë të Pakistanit kanë kërkuar ndihma të reja financiare nga Uashingtoni për të mbështetur fazën e ofensivës kundër Talibanëve, por është e qartë se ripozicionimin një forcë ushtarake nga ana e Pakistanit ka një rëndësi të caktuar politike sepse për herë të parë Islamabadi zyrtar pranon se kërcënimi kryesor për
sigurinë kombëtare nuk është konfrontim me Indinë, por sub-versioni ndaj pushtetit nga ana e milicisë Talibanëve dhe të al-Kaedës.
Sipas Report on Progress toward Security and Stability (Raportit të Progresit drejt sigurisë dhe stabilitetin) në Afganistan
grupet ekstremiste të ndryshme kanë bazat e tyre në Tribal-Area në kufirin Pakistanez. Nga Al-Kaeda deri tek Taliban-Tehreek dhe nëpërmjet Lashkar-e-Taiba, grupe terroriste që janë aktive në rajonin kufitar mes Afganistanit dhe Pakistanit dhe përbëjnë një kërcënim për sigurinë e Afganistanit, Pakistanit, por edhe të Indisë. Raporti i SHBA vlerëson se operacionet e ushtrisë Pakistaneze në zonat fisnore veriperëndimore të vendit kanë ushtruar “një nivel të lartë të presionit duke ulur kështu strehimet e tyre të sigurta”, por beson se nuk ka gjasa që të ketë një ndikim të menjëhershëm në operacionet e forcave të koalicionit në Afganistan.
Të tre grupeve kryesore fundamentaliste si, “Shura Quetta” e udhëhequr nga Mullah Omar, “Hizb-e-Islami” e drejtuar nga Gulbuddin Hekmatyar, dhe rrjetit i klanit famëkeq Haqani po bashkëpunojnë dhe koordinojnë zonat e tyre të operimit dhe të priren të jenë gjeografikisht dhe demografikisht të determinuar sepse “qëllimi i përbashkët i këtyre grupeve është që të dëbojnë forcat e huaja nga Afganistani dhe për të ndaluar qeverinë qendrore”. Raporti me plot 150-faqe nënvizon sesi sulmet kundër ushtrisë Pakistaneze “ nuk duket se kanë ndikuar në angazhimin e Pakistanit”, por në të njëjtën kohë demonstrojnë “aftësinë e rebelëve”. Sipas Pentagonit nuk ka indikacione për “një krizë të udhëheqjes në mesin e Talibanëve”, pavarësisht nga arrestimet e fundit në Pakistan dhe vrasjen e shumë udhëheqësve nga avionët e SHBA-ve.
Megjithatë, ndër këto, nuk mund të jetë Hakimullah Mehsud, lideri Taliban i njoftuar si i vdekur nga burime të shumta në një sulm ajror i kryer në janar nga një korrëse amerikan. Një video lëshuar nga talebanët, por e pamundur për ta datuar e tregon atë të gjallë duke i ftuar militantëve për të luftuar kundër “kryqëzatave dhe të pafeve”. Burime ushtarake dhe diplomatike Pakistaneze të shpallur nga gazeta amerikane “The Neë York Times”, në sajë të përforcime të sapo transferuara, Islamabad-i është gati për të nisur një ofensivë të fortë në Veri Uaziristan, zonë tribale në kufi të Afganistanit ku Talebanët kanë gjetur strehim të arratisur nga krahinat e tjera të kufirit nga ofensiva e qeveritare e Afganistanit. Në këtë rajon ka si komandant taleban, Hafiz Gul Bahadur, por grupi i klanit Haqani, organizatë terroriste përgjegjëse për një seri të vetëvrasjes spektakolare dhe bastisjesh në Kabul, Khost, Gardez, Bagram dhe Jalalabad. Prania e shumtë e trupave pakistaneze mund të mbyllë kufirin ndaj kamikazëve.