E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtypi spanjoll: Më mirë Eto sesa Ibra

Goli i fundit në kampionat për ish-sulmuesin e Interit ka qenë më 12 dhjetor të vitit të kaluar në derbin me Espanjolin (edhe ky i shënuar me penallti). Tifozët katalanas janë mësuar me formën e qëndrueshme të Samuel Etosë, i cili shënonte rregullisht .Është e përditshmja sportive spanjolle “As” ajo që heq paralele midis suedezit dhe kamerunasit. “Eto është një nga sulmuesit më të mirë në historinë e kampionatit spanjoll dhe për Ibrahimoviçin nuk do të jetë aspak e lehtë të përsërisë paraqitjet e afrikanit”, shkruan “As”, e cila rikujton se Mesi dhe Pedro Rodrigez po shënojnë më tepër se Ibra. “Ai do të shënojë përsëri gola, por jo si Eto”, nënvizon gazeta spanjolle.                                                                                              

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›