E Diel, 1 Nëntor 2026

Pol. Gjyqësore, Nishani: Ligji i ri, synon riorganizimin

Sipas tij, ndërhyrja në këtë ligj synon përmirësimin e mënyrës dhe procedurës së komunikimit dhe të veprimtarisë së ndërsjelltë të Oficerit të Policisë Gjyqësore me Prokurorin dhe Policinë e Shtetit, si një hallkë mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorit në hetimin e një çështje.  "Baza mbi të cilën po punohet për ndryshimet në këtë ligj është një udhëzim i përbashkët i firmosur përpara dy vitesh nga Ministri i Brendshëm dhe Prokuroria e Përgjithshme për të përmirësuar mënyrën e komunikimit, por edhe të vënies në jetë të procedurave, qoftë në momentet e para të hetimit paraprak, ashtu edhe në vijimësi  të  procesit  të hetimit midis Policisë dhe Prokurorisë, përmes Oficerit të Policisë Gjyqësore",  tha  ministri Nishani. Ministri i Drejtësisë nënvizoi se ndryshimet në Ligjin "Për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore",  nuk cënojnë asnjë të drejtë të organit të Prokurorisë.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›