E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtyrja e mandatit të EULEX- it, Jahjaga i dërgon letrën Baroneshës Ashton

Kosovë- Ashtu siç pritej, dje presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nëpërmjet një letre i ka kërkuar Baroneshës Catherine Ashton, të zgjatet mandati i EULEX- it edhe për 2 vite të tjera.

Jahjaga ka kërkuar që forcat e EULEX- it të qëndrojnë deri në 15 korrik 2014, ndërsa nesër pritet që ajo të marrë përgjigje pozitive nga shefja e diplomacisë evropiane.

Sipas të përditëshmes kosovare Express, një burim nga Presidenca është shprehur se se zonja Jahjaga e ka nënshkruar mesditën e së hënës këtë letër, ndërkohë që sot (e martë), letra pritet të jetë në tryezën e Këshillit të Ministrave të BEsë.

Aty pritet të merret vendimi për vazhdimin e mandatit të EULEXit,- ka thënë burimi i gazetës.
Brenda dy-tri ditësh pritet që Baronesha Ashton tia kthejë letrën Presidentes Jahjaga, duke e njoftuar se Unioni është i interesuar për vazhdimin e misionit të tij për rend dhe ligj në Kosovë.

Çështja e vazhdimit të mandatit të EULEXit u shtrua si domosdoshmëri, pas vendimit të Grupit Drejtues Ndërkombëtar, për të përmbylljen e procesit të mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.

Sipas marrëveshjes së arritur javën e kaluar mes përfaqësuesve të Prishtinës dhe të Brukselit, letra e Jahjagës dhe ajo e Ashtonit do të ratifikohen në Parlamentin e Kosovës.

Një zyrtar i lartë i Qeverisë ka thënë për Express- in se ratifikimi i letrave për vazhdimin e mandatit të EULEXit është lënë qëllimisht të ndodhë ditën e premte, kur ligjvënësit do të miratojnë edhe pakon ligjore për përmbylljen e procesit të pavarësisë së mbikëqyrur.

Gjithçka do të përmbyllet në Parlament, më 7 shtator. Tashmë kemi marrë përkrahjen e LDKsë, AAKsë dhe partive minoritare. Vetëm Vetëvendosja është kundër përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë,- ka thënë zyrtari qeveritar.

Ndërsa RTK- ja ka arritur të gjejë përmbajtjen e letrës së jahjagës, por edhe përmbajtjen e letrës që Ashton do të dërgojë nesër në Kosovë.

Letra e Jahjagës

E nderuara Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian per Punë të Jashtme dhe Politika te Sigurisë, Baronesha Ashton,

Dëshiroj tju shpreh juve falënderimet tona më të sinqerta për kontributin e vazhduar të Bashkimit Evropian për stabilitetin dhe prosperitetin e Kosovës.

Në përputhje me nenet 17(I), 18(I) dhe 20(1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe duke e pasur parasysh përfundimin e mbikeqyrjes së pavarësisë së Kosovës të paraparë në Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, ne e mirëpresim praninë e Misionit të Bashkimit Evropian per Sundimin e Ligjit në Kosovë EULEX KOSOVO.

Ne vazhdojmë ta mbështesim plotësisht mandatin e tij sipas përcaktimit nga Veprimi i Përbashkët 2008/124/PPJS, të miratuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian, me 4 shkurt 2008, të ndryshuar ne Aneksin IX, neni 2.3 i Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës dhe letrat e këmbyera te datës 17 shkurt 2008 dhe 8 gusht 2008.

Duke marrë parasysh qëllimin tonë për të fuqizuar edhe me tej sundimin e ligjit në Kosovë, ne e mirëpresim mbështetjen e vazhdueshme të EULEX.-it në Kosovë për të zhvilluar autoritetet tona, dhe në veçanti sistemin tonë gjyqësor. Mbi këtë bazë, unë i bëjë thirrje Shkëlqesisë Suaj, përmes kësaj letre dhe sipas autoritetit nga neni 19 dhe 20 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që të përgjigjeni duke e shprehur gatishmërinë e BE-së që të vazhdojë të ofrojë prokurorë, gjyqtarë dhe policë me përvojë dhe dije që të shërbejnë në Misionin EULEX në Kosovë.

Gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX.-it të cilët shërbejnë në kuadër të tij nga data e kësaj letre janë emëruar në bazë të Aneksit IX, neni 2.3 i Propozimit Gjithëperfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës. Unë i konfirmoj këto emërime.

Gjithashtu, pas përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë, EULEX-i mund ë emërojë gjyqtarë dhe prokurorë të tij, të cilët do ti zëvendësojnë ata të cilëve u skadon mandati. Këto emërime kryhen sipas mënyres së përshkruar në vijim:

Sipas nenit 84 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, unë kam fuqinë të emëroj dhe shkarkoj prokurorët dhe gjyqtarët sipas propozimit të trupave nominues. Neni 20 i Kushtetutes së Republikës së Kosovës i lejon Republikës që tia bëjë delegimin e kompetencave të caktuara organizatave ndërkombëtare për disa çështje specifike. Si Presidente, e kam për detyrë të siguroj që këto delegime të kenë një renditje të qartë.

Prandaj, unë konfirmoj se në bazë të nenit 20 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës EULEX-it në Kosovë do ti delegohen kompetencat në vijim:

(a) për propozimin dhe emërimin e gjyqtarëve sipas nenit 108 respektivisht 84 të Kushtetutës, pas njoftimit që i bëhet Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe zyrës time me emrat dhe përvojat profesionale të këtyre, gjyqtarëve dhe

(b) të propozimit dhe emërimit të prokurorëve sipas nenit 110 respektivisht 84 të Kushtetutës, pas njoftimit që i bëhet Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe zyrës time me emrat dhe pojat profesional e këtyre prokurorëve.

Këta gjyqtarë dhe prokurorë të EULEX-it do të autorizohen sipas përshkrimit të dhënë në nenin 104 respektivisht 109 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve tjera përkatese.

Po ashtu, policët e EULEX-it do ta kenë autoritetin, pas njoftimit me emrat e tyre që i bëhet Ministrit për Punë të Brendshme për të punuar në nivel qendror (duke përfshirë edhe nivelin e ministrisë), rajonal dhe atë lokal.

Sipas nevojës, stafi i EULEX-it autorizohet që të mbajë armë. Ndërmjet Misionit dhe Ministrisë për Punë të Brendshme do të arrihet një marrveshje lidhur me sistemin e regjistrimit të armëve të cilat i mbajnë një numer i kufizuar i stafit të misionit, duke e pasur parasysh nevojën e balancimit të kërkesave për transparencë për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe për mbrojtjen e një numri të caktuar të pjesëtareve të stafit për shkak të funksioneve të tyre.

Gjyqtarët, prokurorët dhe policët e EULEX-it do të vazhdojnë të shërbejnë në pajtim me ligjet e Kosovës, si është kërkuar edhe më herët në Aneksin IX, neni 2.3 i Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës. Kjo ftesë do ta mbështesë EULEX- in në mandatin aktual deri me 15 qershor 2014.

Varësisht nga vlerësimi i përbashket, kjo do të duhej të ishte data e pritshme e përfundimit të misionit EULEX në Kosovë.

Me anë të kësaj konfirmoj se TFHS me prokurorë dhe staf mbështetës nga EULEX-i do ta vazhdojë punën deri në njoftimin e Kosovës nga Këshilli i Bashkimit Evropian për përmbylljen e hetimeve ose të procedurave që janë si rrjedhojë e tyre.

EULEX-it në Kosovë, zyrave dhe personelit të tij (duke i përfshirë ekspertët në mision), njëherësh edhe Përfaqësuesit Special të BE-së (PSBE), zyrave dhe personelit i tij (duke i përfshirë edhe ekspertët në mision), u jepen statusi, privilegjet dhe imuniteti i barasvlershëm me përcaktimet nga Konventa e Vjenës, e dates 18 prill 1961, e zbatuar me anë të Ligjit Nr. 03/L-033 plr Statusin, Imunitetin dhe Privilegjet e Misioneve Diplomatike e Konsullore dhe të Personelit të tyre dhe të Prezencës Ushtarake Ndërkombltare dhe të Personelit tyre në Kosovë.

Me pranimin tuaj të ftesës së përmbajtur këtu, ne do te marrim përsipër, sipas nenit 18 dhe dispozitave tjera relevante të Kushtetutës dhe Ligjit të aplikueshem në Kosovë, dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë dhe/ose me PSBE, përmes Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit (BPBSL), çfarëdo përkushtimi shtesë ose modaliteti të nevojshëm për ta lehtësuar funksionimin efektiv të misionit EULEX në Kosovë.

Dëshiroj edhe njëherë që ta përsëris përkushtimin tonë të plotë për sundimin e ligjit për të gjithë qytetarët tonë. Unë ju falënderoj për kontributin tuaj të vazhdueshëm për paqe dhe stabilitet në Kosovës dhe

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›