Shtyrja e ndeshjes, Roma kërkon 3 pikët në tavolinë
Vendimi i Prefektit të Kaljarit për të mos lejuar zhvillimin e ndeshjes Kaljari-Roma, ka çuar në kërkesën e klubit verdhekuq për 3 pikët në tavolinë. Të shtunën në mbrëmje vonë, u vendos që sfida e sotme të shtyhej, pasi presidenti i Kaljarit Çelino u kërkoi tifozëve të vinin në stadiumin “Sant Elia”.
Sipas Prefekturës, stadiumi nuk garanton kushtet e sigurisë, kështu që zhvillimi i ndeshjeve është i pamundur. Vendimi i Çelinos ka qenë një “dush i ftohtë” për rregullat e futbollit në Itali.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)