Zhvillim historik edhe per rajonin
Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se tani po shkohet drejt nje finishi, per sa i perket statusit te Kosoves dhe kjo perben nje nga zhvillimet historike te kombit, por dhe te gjithe rajonit. "Nje mirekuptim i madh ekziston per statusin, nderkohe qe udheheqja politike e Kosoves ka bere dhe ben perpjekjet me serioze qe kete akt madhor historik, ta deshmoje si nje akt madhor dhe historik per te gjithe qytetaret e Kosoves, pavaresisht nga perkatesia e tyre etnike", deklaroi Kryeministri. Ai shprehu urimin “qe Beogradi te fitoje realizmin qe duhet per t'u pershtatur me kete verdikt jetik per paqen dhe stabilitetin ne Ballkan dhe per te nisur nje kapitull tjeter te ri midis shqiptareve dhe serbeve, dy popuj qe kane pasur nje te shkuar shume te hidhur, por qe kane te gjithe energjine dhe potencialin per te pasur nje veshtrim te ri per te ardhmen e tyre evropiane".