Shtyrja e vitit shkollor, PD: Do sjellë boshllëqe të tjera për nxënësit!

“Shtyrja e vitit shkollor dëshmon se Ministria e Arsimit ka dështuar me mësimin online dhe mësuesit ndihmës per familjet me femijet me aftësi te kufizuar”. Kështu ka deklaruar anëtarja e Kryesisë së PD, Orjola Pampuri në faqen e saj në FB pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për të shtyrë me dy javë nisjen e vitit të ri shkollor, nga 13 shtatori më 27 shtator..
Sipas saj, “boshllëqet nga dështimi i mësimit online dhe mangësitë në mësues ndihmës nuk mund të zgjidhen duke shtyrë datën e nisjes së procesit mësimor, e cila ne vetvete nuk bën gjë tjetër veçse krijon hendeqe te tjera per nxenesit, sa i përket njohurive për vitin e ardhshëm mësimor. I gjithë ky ç’organizim vjen pikërisht nga paaftësia për të menaxhuar situatën përballë pandemisë, si me mësimin online, ashtu edhe me mësuesit ndihmës”, shprehet Pampuri, duke shtuar se “detyra e qeverisë ishte të bënte mësim plotësues gjatë verës, kur infektimet ishin të pakta”, shkruan Pampuri.