E Diel, 1 Nëntor 2026

Shuarja e kotë e jetës së tij, ne nuk na bën më përshtypje...???

“Edisoni, viktima e 26 e Gërdecit, sot do të ishte në klasën e dytë…”, fillon një shkrim përkujtimor mbi një 6-vjeçar që humbi jetën si pasojë e djegies së mbi 80% të trupit në shpërthimin gjigant të Gërdecit.

Është një shkrim i mirë, një shkrim i dhimbshëm që tregon për çastet e fundit të jetës së vogëlushit, për dhimbjen e të ëmës, për dhimbjen e të atit.

Shuarja e kotë e jetës së tij, ne nuk na bën më përshtypje, ne jemi të imunizuar, të gurëzuar ndaj ngjarjeve të këtilla, dhe jo pa arsye: vetëm gurëzimi të mbron nga çmendina në një mjedis që ngjan si një rrugë e madhe, e gjerë drejt saj.

Sikur të mos kish qenë Gërdeci, Edisoni do kish qenë sot në klasë të dytë por meqë për një arsye të papërcaktuar akoma, 6 muaj më parë ndodhi ai shpërthim vrastar, në vend të shkollës, Edisoni është sot në…

Nëse kjo s’na bën përshtypje sot, atëherë mund të jemi të sigurt që pas 6 muajve të tjerë, Edisoni as nuk do të përmendet fare!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›