Shifrat bëjnë efekt tek tifozllëku i sportit, por jo kur bëhet fjalë për protestë
Kur shoh “përleshjet” verbale të gazetave partiake për numrin e pjesëmarrësve në mitingje, më vjen të qaj e të qesh njëkohësisht. Do krahasojmë tani se kush ka mbledhur me tepër mitingashe? Kështu, i del që Saliu me 100.000 vetat i rruan bishtin Enverit, me qindra-mijërat e tij. Por ky lloj arsyetimi me duket shume qesharak.
Dikush thoshte “6 mije veta” ishin, a thua se kjo i ve vulën fajësisë apo pafajësisë së qeverisë në tragjeditë që pasojnë njëra-tjetrën. Edhe 6 mijë vetë të jenë që protestojnë nuk është gjë e paket, sikur nga një psherëtimë të beje secili në Sheshin “Skënderbej”, bubullon tek Kryeministria. Kështu që shifrat bëjnë efekt tek tifozllëku i sportit, por jo kur behet fjale për proteste.
Pastaj që t’i kthehem argumentimit të dikujt me autobusë të mbushur nga rrethet që nisen për proteste. Perse duhet të mendoj që protesta i perket vetem qytetareve të Tiranes? A mos valle e kane privatizuar dhe patentizuar keta protestën?