Shuhet Xhihan Xhihani, organizatori i Festfolkut
Organizatori i Festivalit Folklorik te Gjirokastres dhe muzikologu Xhihan Xhihani, eshte ndare nga jeta krejt papritur. Artisti 67 vjecar, megjithese prej disa vitesh kishte dale ne pension, ne "Festfolk 2009" ishte serish perkrah kolegeve te tij per te organizuar nje edicion sa me te suksesshem, te promovimit te trashegimise kulturore. Si shkak i ndarjes nga jeta te muzikologut, aktivitetet e parashikuara ne kuader te FFK-se per t'u zhvilluar paraditen e djeshme, jane pezulluar. Nderkohe ne oren 10:00, pjesemarresit ne festival kane zhvilluar homazhe perpara arkivolit te te ndjerit, si dhe kane ngushelluar pjesetaret e familjes Xhihani, per humbjen e njeriut te tyre te dashur. Qe ne moshe te vogel, muzikologu Xhihan Xhihani u mekua me kenget popullore te zones se Tepelenes. Pasi mbaroi shkollen 7-vjecare ne qytetin e lindjes Tepelene, ndoqi liceun artistik per te vazhduar me pas, studimet e larta prane Institutit te Larte te Arteve per Muzikologji. Me mbarimin e studimeve, punoi per nje periudhe te shkurter ne rrethin e Tepelenes, si drejtues i institucioneve kulturore. Me vone transferohet ne Tirane dhe punoi ne Shkollen e Mesme Artistike "Jordan Misja". Per nje periudhe te gjate Xhihani, do te kontribuonte ne krye te sektorit te muzikes ne Shtepine Qendrore te Krijimtarise Popullore. Pas viteve '90-te, deri sa doli ne pension, vazhdoi te punonte ne Qendren Kulturore te Veprimtarive Folklorike, si metodist i muzikes. Drejtoi shume veprimtari folklorike qe perfaqesuan vendin ne Evrope e gjetke. "U lind mes kengeve popullore te vendit te tij, u rrit e u edukua me to dhe u nda nga jeta midis folklorit. Familja dhe koleget humben modelin me te mire te familjarit e kolegut", do te shprehej gjate homazheve akademiku dhe muzikologu Vaso Tole.