Sherr per sjelljen, dy te plagosur
Vlore- Sherri per kembet e vendosura mbi tavolinen e lokalit, perfundon ne plagosjen me thike te dy bashkepronareve dhe me shpalljen ne kerkim, te biznesmenit qe zoteronte nje qender interneti. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 15:30 te pasdites se djeshme ne zonen e Skeles, lagjja "Pavaresia" e Vlores. Pronaret e lokalit, Klodian Muho, 25-vjec dhe Albano Brahushi, 22-vjec nga Fieri, u derguan me urgjence ne spitalin e Vlores dhe mjeket thane se jeta e tyre eshte ne rrezik, si pasoje e plageve te renda te shkaktuara nga goditjet e nje mjeti mprehes, thike. Policia shpalli ne kerkim te dyshuarin per krimin, nje 26-vjecar, emri i te cilit nuk u be i ditur per arsye hetimi.
Tre te rinjte sipas hetimeve te kryera nga policia vendore, kishin bizneset afer njeri-tjetrit. Dy fieraket zoteronin nje bar-kafe ne Skele, kurse i dyshuari nje qender interneti. Grindja sipas deshmitareve qe u pyeten per ngjarjen, ka nisur per motive banale. Hedhja e kembeve mbi tavoline nga i dyshuari, ka provokuar nje debat te ashper qe ka degjeneruar deri ne fyerje te ndersjella mes paleve. Kete debat, pronaret e lokalit Klodian Muho dhe Albano Brahushi, kane tentuar ta zgjidhin larg syve te klienteve, nga pas pallatit. Qellimi ka qene sqarimi i ngjarjes dhe qetesimi i gjakrave, por duket se aty situata eshte nxehur me tej. I dyshuari ka pasur me vete nje arme te ftohte, thike, me te cilen ka qelluar mbi dy fieraket disa here ne menyre te papritur.
Te demtuarit nuk kane pasur asnje mundesi reagimi, pervec renkimeve nga plaget e thella dhe thirrjeve per ndihme. Pothuajse ne te gjithe zonen perreth pallatit, mund te shihej rrjedha e gjakut dhe hemorragjia qe pesuan te plagosurit sipas mjekeve ka qene e madhe, duke iu rrezikuar jeten. Autori ka dale nga pas pallatit dhe me tej ne rrugen kryesore, duke u arratisur. Pas njoftimit ne vendngjarje ka mberritur policia, kurse te demtuarit u nisen me makina te rastit per ne spital. Policia shpalli ne kerkim 26-vjecarin pronar te qendres se internetit dhe ushtroi kontrolle ne banesen e tij, tek te afermit dhe ne zonen perreth. Ne hyrje dhe dalje te qytetit jane ngritur postblloqe me qellim kapjen e tij. Te plagosurit jane futur ne sallen e operacionit dhe sipas bluzave te bardha kishin disa plage ne pjesen e barkut dhe te shpatulles, qe iu rrezikojne dhe jeten.
Ornela Hila