Eli Rizo, zeri magjik qe sfidoi diktaturen
Bardhyl Bejko
SARANDE- Sarandjotet kane prej kohesh nje ambasadore te kenges ne Nju Jork. Ajo quhet Eli Rizo, kengetarja qe sfidoi diktaturen dhe iu desh te kalonte nje kalvar dhimbjesh dhe persekutimi per te mbijetuar. Nje karriere e ndrydhur nga regjimi per shkak te se atit, te denuar politik per agjitacion dhe propagande, por qe behet nje prej vajzave te para qe per nga vuajtjet thirrej edhe "skllavja Izaura", qe cau kufirin ne kerkim te pasionit te saj te hershem, kenges. Megjithese ishte vleresuar maksimalisht per zerin e saj ne koncertet e rinise se asaj kohe dhe shihej si talent i se ardhmes, si dhe pasardhese e kengetares Vace Zela, Eli nuk mundi dot te mposhte rrjetin e agjentures. Duhet te vinin vitet 90-te, qe pervec kenges ajo te shkollohej dhe te bente karriere ne fushen e biznesit. Eli eshte rikthyer ne Sarande, ku eshte vleresuar edhe me tituj te ndryshem mirenjohjeje nga bota e artit dhe autoritetet vendore. Ndersa ka nxjerre dhjetera kenge e disqe, qe ne te shumten e rasteve ia kushton vendlindjes se saj, Sarandes.
Rinia
Eli Rizo ka lindur ne Sarande me 24 janar 1957. Eshte e bija e Kosta dhe Anastasia Rizos. Ende pa mbushur 8 vjece, ne vitin 1964, i ati, Kosta Rizo denohet me 10 vjet burg, per agjitacion dhe propagande kunder pushtetit. U dergua ne qeli duke lene pas familjen me pese femije dhe gruan, pa asnje te ardhur ekonomike. Eli, si femija i pare, behet "nene" e kater vellezerve dhe motres, duke u kujdesur se bashku me te emen, qe i duhej te bente edhe pune te renda per shkak te persekutimit. Ne keto rrethana nisi pune ne ndertim (i vetmi front ku mund te pranohej), ne Portin Detar ne ngarkim-shkarkim vaporesh. Rrethi familjar nuk guxonte as te afrohej qe te jepte ndihme edhe ne qofte se kishin mundesi. Ne keto rrethana u rrit Eli, kengetarja me zerin brilant e cila per shume vite per hir te biografise, detyrohej te kendonte pas skenes dhe artdashesit i degjonin zerin pa i pare fytyren, sepse ajo ishte "e bija e armikut". Por pasioni dhe talenti nuk mund te mbaheshin te kycura brenda kornizave te sistemit.
Festivalet
Ne festivalin e pare te rinise te rrethit te Sarandes, Eli kendoi kengen e pare. Ketu nisi sipari i nje rruge shume te gjate, mes te ciles ajo provoi pengesa dhe fare pak lumturi. Kudo e ndiqte biografia. Por interpretimi dhe zeri i saj beri qe duartrokitjet te ishin te stuhishme pas cdo debutimi. Ne festivalin e pare anetaret e jurise, kryetari i saj Kujtim Laro, vleresuan maksimalisht interpretimin e kengetares se re. Ata e kane cilesuar si Vace Zelen e Shqiperise. "Fjale te medha- thote Eli- qe nuk i permendja dot kurre ne ate kohe kur me pyesnin, sepse nuk kisha fatin te beja emer dhe karriere si artistja e madhe Vace Zela. Por ndihesha e vleresuar per nje etiketim te tille, i cili vinte nga profesioniste".
Veshtiresite
Pas shkolles se mesme ne qytetin e lindjes, per te fituar nje pune, Eli mbaron shkollen elektrike ne Fierze. Ne kete qender shkoi ajo me bashkeshortin, ku mbaroi shkelqyeshem. Por pasioni per te kenduar nuk shihte drite, mbetej nje enderr duke punuar vetem si elektriciste. Kerkonte te tjera hapesira. Ndaj ne vitin 1980, familjarisht zhvendosen me banim ne Shkoder. Duke gjetur nje ambient shume te ngrohte per jabanxhinjte, me kerkesen e saj, i jepet e drejta dhe regjistrohet ne kursin e tregtise. Pasi mbaron kursin, punon si shitese ne NTSH, deri ne momentin kur i ati, Kristo Rizo arratiset qe te shpetoje burgun e dyte, bashke me djalin Harin te pestin e femijeve, ne vitin 1984.
Arratia
Eli pushohet nga puna dhe per tre vjet punon ne ngarkim-shkarkim ne Ndermarrjen e Tregtise ne Shkoder. Nga punonjesit e ndermarrjes ishte etiketuar si "skllavja Izaura". Puna e rende edhe per burrat, e detyron te largohet duke marre me vete friken dhe akuzen per te jetuar, se kishte lidhje me te arratisurit dhe merrte para nga jashte. Hyrja ne vitet 90-te ndryshoi gjithcka dhe Eli ishte nder te parat qe guxoi te kapercente kufijte e vendit, duke emigruar ne Greqi.
Endrra iu kthye ne realitet
Pas largimit nga Shqiperia, Eli Rizo vendoset ne Greqi. Streheza e saj u be kryeqyteti helen, Athina. Aty merr pjese ne nje nga koncertet e medha qe u organizua me artistet e Delhit te Indise. Paraqitet me tre kenge te vjetra popullore epiriote. Nje pershtypje e thelle dhe vleresim maksimal, u vu re ne momentin e prezantimit te Elit si kengetare e porsaardhur nga Shqiperia e diktatures. Ne konkursin e zerave te rinj ne Athine, Eli Rizo vecohet si kengetarja me e talentuar, bashke me nje kengetar greko-australian. Pas ketij aktiviteti fillon bashkepunimin e pare me kompozitorin dhe me klarinetistin e mirenjohur Petros Loukas Halkias dhe disku i pare qarkulloi ne Greqi, ne permasa te gjera per emigrantet. Tre vjet me pare, i ati Kosta Rizo, i ndjekur dhe ne Athine nga forcat e Sigurimit shqiptar, per te siguruar kthimin e tij ne Shqiperi, detyrohet te largohet ne Amerike. Familja Rizo, nene Anastasia me Nakon dhe Alikin, Eli dhe Eftimia, vajza e dyte, pas tete muajsh ne Greqi, largohen me strehim politik ne Nju Jork te SHBA-ve.
Jo vetem kengetare
Shkollimi per biznes dhe administrimi i dyqaneve
Eli Rizo fillon te kendoje me grupet greke ne SHBA dhe ato te emigranteve. Shquhet ne koncerte dhe okazione te ndryshme per vokalin dhe repertorin e pasur. Ne Nju Jork bashkepunon me kompozitorin Agim Krajka dhe instrumentiste te njohur, apo me kengetaren Parashqevi Simaku. Por Eli kishte pasion edhe biznesin. Fillimisht hap dyqanin "ERTELI"-s fashion ne Queens per disa vite. Pak me vone fillon studimet ne "DRAKE BUSINESS SCHOOL" dhe behet pronare e "Jones Beach Hotel" dhe e restorantit italian "Per un Angelo", ku pervec drejtimit te kuzhines edhe kendon. Pasionin per kengen nuk e nderpret dhe merr pjese ne turnete e shumta qe zhvilloheshin ne Amerike. Ne fund vjen edhe shkrimi per kujtimet e saj. Te gjitha te hedhura ne liber, ku mbisundojne kujtimet autobiografike. Ne nje prej tyre, kur ishte vetem 17-vjece, Eli i shprehet te afermve duke u thene:-"Do provoj te arratisem, le te me vrasin, do iki te martohem me Janis Parios", (Eli thote se ishte idhulli i saj).
Disqet e zerit magjik
Shume kenge me muziken e krijuar prej saj dhe miqve kompozitore, Eli Rizo i permblodhi ne nje disk me titullin "Je endrra ime kudo qe shkoj", e qe i kushtohet Sarandes, qytetit ku lindi dhe u rrit. Me pas nje tufe kengesh te reja ne albumin me titull "Rane kambanat ne Nju Jork", album i nxjerre ne drite se bashku me kitaristin e 24 festivaleve ne RTVSH, Edmond Xhani. "Ishte fat qe u njoha me Edin, jo vetem qe te plotesoja nje CD me kenge te reja dhe te vecanta, por edhe per bashkepunime te metejshme", shprehet Eli.