Kontrabanda, pranga biznesmenit
Vlore- Kontrabanda me lubrifikantet e mjeteve motorike, i ka kushtuar arrestimin nje biznesmeni ne qytetin e Vlores. Agjentet e Krimit Ekonomiko-Financiar bene me dije se ndaluan dje ne flagrance Bush Xhavaren, 31 vjec, me banim ne lagjen "Pavaresia" te qytetit te Vlores.
"Arrestimi eshte bere, pasi gjate kontrollit te ushtruar nga ana e strukturave te Krimit Ekonomik ne magazinen qe eshte ne pronesi te tij, ne lagjen "Pavaresia", u gjeten dhe me pas u sekuestruan 3.355 litra vaj industrial makinash, i markes Q8, i pa zhdoganuar", thane burime zyrtare per gazeten "KJ". Vaji ishte i ambalazhuar ne bidone kaucuku 20, 15 dhe 1 litersh. Ne baze te verifikimeve te kryera, per te gjithe sasine e vajit Xhavara nuk dispononte asnje dokumentacion. Me pas agjentet sekuestruan te gjithe kontingjentin e vajit te gjetur ne magazine. Se bashku me sasine e vajit eshte bere dhe arrestimi i pronarit te magazines, i cili pretendoi se nuk kishte kryer shkelje ligjore.
Aksioni u krye menjehere pasi u siguruan te dhena te mjaftueshme se ne magazine dyshohej te kishte nje sasi vaji lubrifikant makinash pa dokumentacion, i futur nga jashte vendit, qe qarkullohej kontrabande nga biznesmeni i ndaluar. E gjithe sasia e vajit mendohet te kete ardhur kontrabande nga Italia, ne rruge detare, duke e fshehur ne kamione midis mallrave te tjere pa e deklaruar ne dogane.
Pas marrjes ne pyetje te Bush Xhavares, do te percaktohet itinerari i kontrabandes se lubrifikantit dhe ne cfare forme ka hyre, si dhe po hetohet per identifikimin e bashkepunetoreve te tij. Materialet ne ngarkim te biznesmenit te dyshuar, i kane kaluar Prokurorise se Rrethit Vlore, per hetime te metejshme. Ndaj Bush Xhavares tashme do te rendoje akuza per kryerjen e vepres penale te "ruajtjes dhe depozitimit te mallrave kontrabande". Zedhenesi i Drejtorise se Policise se Qarkut te Vlores, Saimir Kociaj, tha dje per mediat, se gjate verifikimit te dokumentacionit eshte vene re se mungonte origjina e mallit dhe njesia tregtare ku ishte blere perpara se te vinte ne Shqiperi me qellim hedhjen ne treg.
Ornela Hila