E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtohen vetevrasjet, pakesohen vdekjet

Fier- Vetevrasjet ne Qarkun e Fierit jane kthyer ne nje dukuri shqetesuese jo vetem per komunitetin, por edhe per policine dhe mjeket e spitalit. Por ndryshe nga viti i kaluar, gjate 5 muajve te fundit eshte vene re nje shtim i rasteve te tentativave per flijim dhe nje pakesim i ndjeshem i vdekjeve.

Sipas shifrave te regjistruara ne spitalin rajonal te Fierit, nga 49 persona qe kane tentuar aktin tragjik, vetem tre prej tyre kane gjetur vdekjen. Kurse ne 41 raste te tjera, kane rene preh e pickimeve te gjarprit dhe "vejushes se zeze"(merimanges), por asnje prej pacienteve nuk ka humbur jeten.

Mjeku toksikolog, Kilo Stoja, shprehet se ne pakesimin e rasteve te vdekjeve kane ndikuar edhe kapjet e ngjarjeve shume shpejt nga familjaret, si dhe nderhyrja urgjente e bluzave te bardha. Informacioni i referohet shifrave te regjistruara pergjate periudhes maj-shtator 2009. "Numerohen 49 persona, qe per shkaqe te ndryshme kane ndermarre aktin e vetevrasjes kryesisht nepermjet vetehelmimit, por vetem ne tre raste nderhyrja ka qene pa rezultat", tregon mjeku per "KJ". Sipas tij, pacientet kryejne aktet nepermjet koktejeve te medikamenteve, si dhe pesticidit vdekjeprures fostoksine, fosfororganik, apo perdorimi i sasive te medha te alkoolit.

Helmime ka pasur edhe ne rrethana te tjera, jo te vullnetshme nga vete personat. Stoja, thote se shkak per keto raste, behet jetesa e ketyre personave ne zonat nafte nxjerrese. Kurse per 41 rastet e pickimeve nga insektet apo zvarraniket, mjeku shprehet se 4 jane pickuar nga gjarpri dhe 37 nga merimanga e zeze. Rastet me te shumta jane regjistruar ne rrethin e Fierit dhe me pas ne Mallakaster dhe Patos. Asnje prej pacienteve te pickuar nga insektet nuk ka vdekur, sipas mjekut dhe jane mbajtur per disa dite ne spital.

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›