E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shuhet artisti bazal i skenes, Agron Aliaj



Shuhet ne moshen 79-vjecare, dy muaj pasi u aksidentua ne qender te Tiranes, koreografi i njohur, ish-udheheqesi artistik i disa shfaqjeve ne Teatrin e Operes dhe Baletit, Agron Aliaj. Ngjarja ndodhi me 7 mars kur artisti i njohur u perplas nga nje makine qe levizte me shpejtesi, ne kohen qe sapo kishte dale nga Teatri i Operes. Ai po tentonte te kalonte nga njeri krah i rruges ne tjetrin, kur eshte goditur nga automjeti. Sapo ka shkelur ne vijat e bardha ne asfalt, nje automjet e ka perplasur duke e rrezuar ne toke koreografin. Koreografi me nje karriere 50-vjecare ne Teatrin e Operes dhe Baletit, Agron Aliaj, eshte transportuar me urgjence ne Spitalin Ushtarak. Por, sipas stafit mjekesor te Spitalit Ushtarak, aksidenti i kishte demtuar palcen kurrizore, gje qe rrezikonte paralizen e tij ne pjesen e siperme. Zemra e koreografit te njohur shqiptar Agron Aliaj u ndal mengjesin e djeshem ne repartin e reanimacionit te ri te Qendres Spitalore "Nene Tereza". Ndarja nga jeta e Agron Alise eshte nje humbje artistike kombetare dhe e parikuperueshme. Agron Aliaj, personalitet i madh i artit skenik kombetar, ishte artist bazal i artit muzikor e skenik, si dhe krijues i shkolles koreografike kombetare. Homazhet do te zhvillohen sot ne TKOB nga ora 12:00 deri ne oren 14:00

Aksidenti

Mbremjen e 7 marsit 2012, baletmaestri u perplas nga nje makine sapo kishte lene provat ne Teatrin e Operes dhe Baletit dhe ishte duke kapercyer rrugen prane Teatrit kur eshte goditur nga nje automjet Audi A6. Familjaret dhe artistet perseriten apele te shpeshta per shpetimin e jetes se tij duke e transportuar jashte per nje mjekim te specializuar, por ministria e Shendetesise e kundershtonte, pasi mund t'i rrezikonte jeten.

Jeta dhe vepra e koreografit Agron Aliaj

Figura e mjeshtrit te madh te valleve, krijuesit te baletit te pare shqiptar, koreografit dhe artistit Agron Aliaj, eshte e pasqyruar mjaft mire per publikun artdashes. Fillimet per mjeshtrin e skenes kane qene shume te bukura. Pas Luftes se Dyte Boterore brezi i asaj kohe arriti te ndertonte endrra per te ngritur boten e re. Ajo enderr e ka nxitur per gjithe jeten. Ka qene pjese e nje plejade qe ngriti shkollen e baletit, ndertoi teatrin, trupen e baletit, dhe kjo ishte ne saje te asaj endrre qe ne vogeli, e cila u ngulit te gjithe brezi dhe te mjeshtri i skenes Agron Aliaj. Agron Aliaj u lind me 30 tetor te vitit 1933 ne Delvine. Pasioni per vallen dhe kercimin linden tek ai qe ne vogeli. Krijimi i grupit te valleve ne Shtepine e Pioniereve ne vitin 1946 ne Tirane nen drejtimin e mjeshtrit Panajot Kanaci qe nje nxitje per te. Ai eshte nder te paret soliste te Filarmonise Shqiptare (1948). Studimet e larta i kreu ne shkollen koreografike prane Teatrit Akademik te Moskes (1950-1956). Emerohet solist i pare i trupes se baletit te Teatrit te Operas dhe Baletit ku realizoi me nivel te larte artistik interpretativ disa kryerole te literatures se baletit nacional dhe atij boteror: "Halili dhe Hajrija" (1963), "Delina" (1964), "Cuca e maleve" (1970) apo tek baletet klasike: "Kujdesi i kote" (1957), "Romeo dhe Zhulieta" (1957), "Franceska da Rimini" (1962), "Lola" (1958), "Paganini" (1963), "Fadeta" (1960) etj. Aktiviteti artistik pasurohet me vepren e tij krijuese koreografike. Pas realizimit te shume valleve dhe numrave koncertore eshte autori i shume baleteve kombetare "Cuca e maleve" (1970), "Toke e pamposhtur" (1977), "Para stuhise" (1982), "Plaga e dhjete e Gjergj Elez Alise", "Halili dhe Hajria", (1966) si dhe baletet klasike "Zhizel" (1988), "Don Kishoti" (1990), "Romeo dhe Zhulieta" (1996), "Hirushja" (2002), "Katedralja e Parisit" (2003), "Liqeni i Mjelmave". Eshte pedagog ne Akademine e Dansit dhe Akademine e Artit, Tirane. Eshte nderuar me cmimin e Republikes dhe mban titullin e larte Artist i Popullit.

Topi: Veprat e Agron Aliaj, shembull i paperseritshem per brezat

Pak ore pas ndarjes nga jeta te baletmaestrit te njohur Agron Aliaj, si shkak i plageve te marra pas perplasjes nga nje makine dy muaj me pare, Presidenti i Republikes, Bamir Topi, ka shprehur ngushellimet e tij per humbjen e koreografit te njohur shqiptar, ish-udheheqes artistik i TOB-it. Nepermjet nje mesazhi, Presidenti i Republikes shprehet: "Ne keto momente teper te veshtira per ju, me lejoni te jem prane jush per te ndare kete dhimbje te thelle dhe t'ju shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta per humbjen e njeriut tuaj te shtrenjte e te pazevendesueshem! Me kete rast deshiroj te shpreh njekohesisht konsideraten me te larte personale dhe institucionale per profilin e larte profesional, por dhe njerezor, te profesorit te pasionuar te baletit dhe babait e bashkeshortit shembullor!". Kreu i Shtetit thote me tej se "Ne kujtesen e te gjithe artdashesve shqiptare, te atyre qe per dekada te tera ndoqen, vleresuan dhe duartrokiten veprat koreografike, qe me perkushtim te madh u vune ne skenat shqiptare e te huaja nga baletmaestri Aliaj, do te mbeten perhere te skalitura ne mendjet e shqiptareve dhe do te jene shembull i paperseritshem i cuarjes perpara te profesionit te veshtire e te bukur te baletit nga brezat e ardhshem".

Enada dhe Gerti Vaso: Prof. Agroni, nje humbje e madhe per ne

Humbja e mjeshtrit te koreografise eshte nje moment i veshtire per Enada Hoxhen dhe Gert Vason, te cilet kane punuar per 20 vjet me profesorin Agron Aliaj. Nje muaj me pare ata vendosen ne skenen e TOB-it nje nga veprat me te dashura te koreografit Aliaj, te cilet dhe sot e kujtojne me mall momentin kur punonin me Profesorin e tyre te dashur. "Per mua eshte mungesa me e madhe, ka tre muaj qe e ndjej mungesen. Kemi punuar per gati 20 vjet rresht se bashku me pasionin e deshiren e madhe per te transmetuar gjithcka ne pune, sidomos vihej re qe me ne te dy punonte me deshire te jashtezakonshme ta impononte punen dhe pasionin e te bente qe ne skene te dilnim e gjithmone te shkelqenim. Nuk kishte gezim me te madh se te shikoje kur vinte pas shfaqjes me entuziazem e te uronte me fjalet me te mira. Pata fatin qe para se t' ndodhte ky aksident te benim nje set fotografish se bashku. Per mua do te mbetet nje pasuri e madhe, nje nga kujtimet me te bukura, jo vetem per mua". Me vjen keq qe nuk pata mundesi ta shikoja kohet e fundit, por me mire te ruaj ne kujtimet e mia takimin e fundit me te, kur profesioni fliste, dhe Gerti arriti t'i shkonte dhe t'i bente fizioterapi te ushtronte doren. Per artin per koreografin eshte humbje e madhe", - shprehet Enada.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›