E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shuhet familja bien me makine ne perrua

Një familje prej katër personash është shuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjepalaj të Shijakut. Familja Keci ka qenë duke udhëtuar nga Shijaku drejt fshatit të saj dhe në momentin që makina ka qenë mbi një urë të vogël, përroi poshtë saj që ka patur prurje të rrëmbyeshme për shkak të rreshjeve të mbrëmshme i ka marrë me vete.

Nëna me dy fëmijët e saj 10 dhe 14 vjec kanë tentuar të dalin nga makina por pa mundur ti shpëtojnë rrjedhës së rrëmbyeshme ndërsa bashkëshorti i saj është gjetur i pajetë brenda automjetit të cilin përroi e ka cuar disa metra poshtë urës.Viktimat janë Baki dhe Mimoza Keçi 42 dhe 39 vjec dhe femijet e tyre Renato dhe Arbër Keçi 14 dhe 10  vjec. Forcat RENEA të mbërrtiura me të zbardhur dita pranë përroit në Gjepalaj bënë të mundur gjetjen e trupave të nënës 39 vjecare dhe dy fëmijëve të saj 10 dhe 14 vjec. Ngjarja e rëndë është klasifikuar nga hetimet e policisë së durrësit si aksidentale për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Aleks Kalemasi    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›